Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E drejta për vetëvendosje dhe bashkimi kombëtar
English

E drejta për vetëvendosje dhe bashkimi kombëtar

Nga Fitim Salihu

Kombi shqiptar, si çdo komb në botë ka të drejtë që të jetoje i bashkuar në një shtet të vetëm. Këtë të drejtë e ka fituar me luftëra të shumta që ka bërë gjatë historisë së tij dhe me sjelljen e civilizuar që ka treguar. Populli ynë trim të drejtën për vetëvendosje dhe bashkim kombëtar e ka artikuluar më 1878 në Kuvendin e Berlinit, më 1899 në Lidhjen e Pejës, më 1912 në Kuvendin e Vlorës, më 1920 në Kongresin e Lushnjës, më 1944 në Konferencën e Bujanit, më 1991 në Referendumin e Kosovës, më 1996-99 dhe 2000-02 në Luftat Çlirimtare, më 2004 e 2007 me demonstratat panpopullore, etj.

Ne, shqiptarët duhet të luftojmë disfatizmin dhe autokriticizmin që ka lëshuar rrënjë ndër ne dhe po shfaqet në trajtën e asaj se ne shikojmë se çfarë po mendojnë të tjerët për ne, Ne nuk jemi shumë. As 10 milionë frymë së bashku. Andaj, nuk guxojmë t'i nënshtrohemi diktateve te Fuqive të Mëdha, pasiqë detyra e tyre është të na bindin për kompromise, qofshin edhe ato të dhimbshme e fatale si mohimi i identitetit shqiptar, dhe shpikja e një identiteti të ri, atij "kosovar". Ky "identitet" artificial nuk na është servirur për herë të parë nga superfuqitë perëndimore. Edhe Jugosllavia punoi dhe luftoi 60 vite të na bindte se ne nuk qenkemi shqiptarë, por kosovarë, se ne nuk flitkemi "albanski", por "shqiptarski". Këtë lojë Titoja, një "djall me krahë engjëlli", e luajti edhe me bullgarët e Jugosllavisë, të cilët arriti t'i bindte së nuk janë bullgarë, por "maqedonë". Nëse ne për 60 vite nuk "e vallëzuam" këtë valle të jugosllavëve, pse do të duhej ta pranojmë tani? Ne, shqiptarët, kemi më shumë të përbashkëta mes vete sesa dallime. Një shqiptar nga Gjilani mund të dallojë nga vlonjati apo tetovari, ulqinaku ose preshevari, po aq apo më pak sesa mund të dallojë francezi i Parisit dhe ai i Korzikës, italiani i Torinos nga ai i Siçilisë, rusi i Moskës nga ai i Kaukazit, serbi i Beogradit nga ai i i Rashkës, turku i Stambollit nga ai i Anadollit, etj.

Ne duhet të faktorizohemi dhe të protagonizohemi jo duke marrë parasysh pengesat objektive, por të nxitur nga synimet subjektive. Nuk duhet të presim që Lindja a Perëndimi të na ndihmojë rreth një referendumi për vetëvendosje mbi bashkimin kombëtar, por ne vetë duhet të marrim iniciativa të tilla historike. Dhe, çdo akt i madh historik nëse neglizhohet, historia do t'i gjykojë rëndë përgjegjësit e kësaj neglizhence.

Bashkimin kombëtar duhet ta fillojmë me një "vëllazerim-bashkim" të ri, por tani jo me armiqtë, por me vëllezërit tanë, ndonëse mbeturina neotitiste ende këtë proces po e drejtojnë nga armiqtë. Ne duhet të bashkohemi ne fushën e shkollave, turizmit, tregtisë, kulturës, sportit, etj.

Është koha t'i lëmë këto dokrra për bashkim brenda BE-së, një organizatë që mund edhe mos ta ketë jetën e jetëgjatë, bazuar në rrjedhat gjeopolitike që do t'i marrë bota në vijim të shekullit. Pse gjermanët nuk e lanë që të futen me dy shtete në BE dhe të bashkohen aty? Ne, rinia, duhet ta marrim pishtarin e lirisë nga duart e plakura të kësaj pseudointelegjencie, nga duart e korruptuara të këtyre "baballarëve të kombit" dhe ta arrijmë vetëvendosjen, punë kjo mjaft e vështirë sepse nuk kemi të bëjme me një, por me shume kufij shqiptaro-shqiptarë.

KOMENTE