Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klosi: Programi i ri i PS, me ide, vizion dhe zgjidhje të reja për Shqipërinë
English

Klosi: Programi i ri i PS, me ide, vizion dhe zgjidhje të reja për Shqipërinë

Fushë Krujë, 26 prill NOA - Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste (PS), Blendi Klosi ishte sot në Fushë Krujë, në një takim masiv me qytetarët e këtij qyteti.

Klosi ka prezantuar Programin e Ri të PS. Gjatë prezantimit ai është shprehur se PS në qeverisje do të katërfishojë brenda mandatit të parë ndihmën ekonomike dhe paralelisht do të punësojë gjysmën e familjeve që sot gjenden në varfëri.

Punësimi, tha Klosi, do jetë një pikë themelore e këtij programi. Premtimet tona tha Klosi nuk janë thjesht për të marrë votat por janë pika të një programi qeverisës të mirëmenduar për të ndryshuar tërësisht të ardhmen e Shqipërisë.

"Me këtë program ne do të kemi mundësi që në zgjedhjet e ardhshme, të paraqitemi si forcë e re, si politikë e re, që në vetvete nuk ka premtimet, por ka vizion të ri, ka ide të reja, ka lidership të ri dhe të spikatur. Në fund të fundit, ka zgjidhje të reja për qytetarët shqiptar", - deklaroi Sekretari socialist.

Po ashtu, ai u shpreh se PS do ta rikonceptojë ndihmën ekonomike duke themeluar Fondin e Integrimit Social, që do të orientojë familjet në varfëri drejt punësimit.

Ndërsa për ata që do të vazhdojnë të mbeten brenda skemës së ndihmës ekonomike në vitin e parë të qeverisjes do ta dyfishojmë pagesën, ndërsa në fund të mandatit, tha Klosi, do ta katërfishojmë këtë pagesë.

Kjo sepse, argumentoi ai, nuk mund të ketë familje të cilat për shkak të mos vëmendjes së shtetit, të ndihen të braktisura e në mjerim.

Shërbimi shëndetësor tha Klosi do të jetë një tjetër sektor ku do të ndërhyhet energjikisht, pasi spitalet tona janë sot pa ilaçe, pas asnjë mundësi që mjekë e infermierë të bëjnë detyrën e tyre ndaj njerëzve.

E gjithë kjo situatë e spitaleve pa barna, ku nuk mund të gjesh as paracetamolin, theksoi Klosi në Fushë Krujë ka ardhur si pasojë mahisjes së korrupsionit qeveritar.

e.l/NOA

KOMENTE