English

Ministri i Financave Bode: Për tre muaj të ardhurat janë të larta, do të ketë rritje ekonomike

Tiranë 26 prill NOA- Ministri i Financave Ridvan Bode, ka deklaruar sot se të ardhurat dhe shpenzimet për tremujorin e parë të vitit janë të larta.

Në një konferencë për shtyp dhënë sot ministri i Financave Ridvan Bode theksoi se gjatë këtij viti janë kapur shifrat më të larta.

Sipas kreut të financave "të ardhurat për 3 mujorin e parë u realizuan me 97%, ndërsa shpenzimet më 96%".

Pas publikimit të shifrave të arritura gjatë këtij viti ministri Bode ka vënë theksin edhe mbi krizën ekonomike.

"Rritja ekonomike në vend do të jetë më e lartë nga sa deklaroi FMN, nëse kriza ekonomike nuk do të ketë pasojë të rëndë" u shpreh Bode.

"Nëse kriza do të ulë presionin mbi ekonominë, këtë vit rritja do të jetë 4-5%", ka shtuar Ridvan Bode. Sipas tij deficiti dhe inflacioni kanë pësuar rënie muajt e fundit.

k.k/NOA

KOMENTE