English

Protestë masive në Shkodër kundër ndërtimit të centralit bërthamor

Shkodër 26 prill NOA - Një protestë paqësore kundër ndërtimit të centralit bërthamor është zhvilluar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës nga lëvizja qytetare ku morën pjesë qindra vetë.

"Jo centralit bërthamor në Shqipëri" apo " Të bëhemi aktiv sot që të mos bëhemi radioaktiv nesër" etj, ishin parullat që mbanin në duar qytetarët të cilët nisën protestën në formë marshimi nga bulevardin Zogu i Parë.

Mentor Bimi i cili ishte një nga organizatorët e protestës u ka bërë thirrje klasës politike që të mos përdorin Shkodrën për qëllime politike përmes deklaratave të tyre pro dhe kundër centralit bërthamor.

Organizatori u ka bërë thirrje edhe banorëve të qyteteve të tjera t'i bashkohen protestës kundër ndërtimit të centralit bërthamor në Shkodër. Ndërkohë që protesta në Shkodër ka qenë ë vëzhguar nga disa media të Malit të Zi, të cilët pasqyruan protestën e organizatave dhe studentëve kundër ndërtimit të centralit bërthamor.

k.k/NOA

KOMENTE