Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Rama në fshatrat e Korçës: Në qeverisjen tonë do dyfishojmë pagesën e papunësisë
English

PS, Rama në fshatrat e Korçës: Në qeverisjen tonë do dyfishojmë pagesën e papunësisë

Korçë 26 prill NOA - Kryetari i Partisë Socialiste ka qenë sot në fshatin Ormen e Pirg të Korçës ku prezantoi ndryshim rrënjësor të raportit mes shtetit dhe bujqërve e fermerëve pas 28 qershorit.

" Deri më sot fshati ka pasur statusin e jetimit por pas 28 Qershorit do të nisë një marrëdhënie e re mes atyre që qeverisin dhe atyre që prodhojnë në bujqësi" u shpreh Rama.

Në fshatin Ormen, kreu i PS-së tha- "Do të shpallim edhe minimumin jetik, që do të thotë se ne nuk do të lejojmë që të ketë familje shqiptare nën minimumin jetik, duke filluar nga pagesa e papunësisë, që së paku do ta dyfishojmë. Por i gjithë koncepti ynë dhe thelbi i filozofisë tonë të re, është se varfëria dhe papunësia luftohen duke nxitur punën, duke nxitur prodhimin, duke nxitur integrimin e familjeve që janë në ndihmë ekonomike, drejt punës dhe drejt aktivitetit prodhues."

Edi Rama dhe drejtuesit e PS-së, Blushi, Majko, Dalipi e Ahmetaj janë ndalur edhe në fshatin Pirg, të Korçë, ku ka premtuar naftë pa akcizë për produktet bujqësore, pavarësisht rritjeve të çmimit të naftës.

 "Nuk ka familje shqiptare që jeton në qytet, të cilave nuk u dridhet dora kur shohin çmimet në stratosferë, të atyre ushqimeve që vijnë nga matanë diellit, sepse qeveria nuk i sjell dot nga fshati në qytet, por i lë të kalben në fshat apo të hidhen nëpër lumenj, apo të varrosen në tokë, për arsyen e thjeshtë dhe të vetme, sepse në Shqipëri nuk ka qeveri dhe mbi të gjitha se në fshat ka një bujk dhe fermer shqiptar që gdhihet vetëm dhe ngryset vetëm" u shpreh në Pirg, Edi Rama.

k.k/NOA

KOMENTE