Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA, Obama 100 ditë president, më i suksesshëm se pasardhësit e tij të 20 viteve të fundit
English

SHBA, Obama 100 ditë president, më i suksesshëm se pasardhësit e tij të 20 viteve të fundit

SHBA 26 prill NOA - Presidenti amerikan, Barack Obama, sfidon pasardhësit e tij të njëzet vjetëve të fundit, duke pasur opinione pozitive për njëqind ditët e para të mandatit të tij.

Sondazhi është kryer nga ABC News dhe "Washington Post", të cilat pozicionojnë Obaman si presidenti me i sukseshëm se pasardhësit e tij për njëzet vjet, në njëqind ditët e para të mandatit.

Sipas sondazhit, 69 për qind e amerikanëve i aprovojnë veprimet e tij.

Ndërkohë që pozitiv ka qenë opinioni nga 93 për qind e demokratëve dhe vetëm nga 36 për qind e republikanëve. Sondazhi tregon se 54 për qind e personave të pyetur vlerësojnë se Obama po ia del më mirë nga ç'e prisnin ata, shumë përpara presidentëve George W. Bush (39 për qind) dhe Bill Clinton (35 për qind) pas njëqind ditësh, që mbushen të mërkurën. Ndërsa 63 për qind e personave të pyetur vlerësojnë tashmë se Obama ka bërë shumë gjatë tre muajve të parë të mandatit të tij. 37 për qind mendonin të njëjtën gjë për Bill Clintonin pas 100 ditësh. Nga dhjetë amerikan, gjashtë prej tyre vlerësojnë premtimet e mbajtura nga Obama gjatë fushatës, kundrejt vetëm 4 në dhjetë të tillë për Bill Clinton. Gjithashtu sondazhi tregon se 50 për qind e amerikanëve të pyetur mendojnë se vendi i tyre ndodhet në rrugë të mbarë, kundrejt 19 për qind që mendonin kështu përpara votëbesimit të Obamës. k.k/NOA

KOMENTE