Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ACIT: Kriza, eksportet shqiptare shënojnë rënie. Ministri Ruli: Tregtia e jashtme po dobësohet
English

ACIT: Kriza, eksportet shqiptare shënojnë rënie. Ministri Ruli: Tregtia e jashtme po dobësohet

Tiranë, 27 prill, NOA - Si pasojë e krizës ndërkombëtare ka një ngadalësim të dukshëm të ecurisë së eksporteve shqiptare dhe prandaj paraqitet emergjente nevoja për rritjen e konkurrueshmërisë.

Një fakt i tillë pohohet për Shqipërinë në raportin vjetor të Qendrës për Tregtinë Ndërkombëtare, ACIT.

Në faqet e brendshme të tij thuhet se është rritur deficiti i tregtisë në përgjithësi në botë dhe se Shqipëria nuk bën përjashtim nga kjo dukuri, megjithë masat që ka marrë.

Më tej, parashtrohet se duhet të merren masa për ekonominë, në mënyrë që kriza financiare të mos japë efektet e saj të rënda.

Në ceremoninë e prezantimit të këtij dokumenti të rëndësishëm ekonomik ka qenë edhe ministri i ekonomisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, sipas të cilit rritja e konkurrueshmërisë është prioritet për palën shqiptare.

"Shqipëria nuk do të marrë masa proteksionizmi, pasi ka vende që përdorin të tilla politika proteksioniste. Ekonomia e hapur është bazë për një ekonomi të fortë", ka deklaruar Ruli.

Ndërsa drejtoresha e USAID-it nga ana e saj, e pranishme edhe ajo në këtë ceremoni, ka pohuar se deficiti tregtar është një gjë që është shfaqur tanimë në Shqipëri dhe duhen marrë masat për mosthellimin e tij të mëtejshëm.

n.e/NOA

KOMENTE