Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gripi i derrave, Kina ndërpret importin e mishit, BB i jep 250 milionë USD Meksikës
English

Gripi i derrave, Kina ndërpret importin e mishit, BB i jep 250 milionë USD Meksikës

Uashington, 27 prill, NOA - Alarmi mbi gripin e derrave ka përhapur panik në të gjithë botën. Vendet janë vënë në gjendje alarmi dhe secili prej tyre po mundohet të ndërmarrë masa mbrojtëse për mosprekjen nga sëmundja më e re e përhapur, e cila ka arritur deri tani të marrë mbi 100 jetë njerëzish në Meksikë.

Sipas të dhënave, Kina nga ana e saj ndërpreu sot importin e derrit dhe prodhimeve të derrit të ardhuara nga Meksika dhe tre shtete amerikane Teksasi, Kansasi dhe Kalifornia. Për shkak të popullatës së madhe që ka ky vend, Ministria e Bujqësisë kineze shpjegon se ''kjo ndërprerje e menjëhershme e importimit të derrit dhe produkteve të tij parashikon parandalimin e mbërritjes së virusit A/H1N1 në Kinë''. Nga ana tjetër, Banka Botërore i siguroi Meksikës 205 milionë dollarë për luftën kundër gripit të derrave, ndërkohë që 25 milionë dollarë do të jepen menjëherë, njoftoi sot media perëndimore.

Ministri meksikan i Financave, Agustin Karstens deklaroi se pjesa e re e marrëveshjes prej 25 milionë dollarëve nga BB-ja do të shfrytëzohen për "blerjen e medikamenteve dhe aparateve për luftën kundër gripit të derrave".Â

Por masa për kufizimin e përhapjes së gripit të derrave po ndërmerren në Kanada dhe në Zelandën e Re, ku ka të regjistruara raste të personave të sëmurë. Masa parandaluese po ndërmarrin edhe Rusia dhe Kina. Ndërkohë, Italia, Polonia dhe Venezuela u rekomanduan qytetarëve të tyre të mos udhëtojnë në Meksikë dhe në SHBA.

n.e/NOA

KOMENTE