Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gripi i derrit, viktimat arrijnë mbi 100, OBSH shqetësim mbi ndonjë pandemi
English

Gripi i derrit, viktimat arrijnë mbi 100, OBSH shqetësim mbi ndonjë pandemi

Uashington, 27 prill, NOA - Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur zyrtarisht shqetësimin për një epidemi të mundshme botërore të gripit të derrit, në një kohë kur numri i viktimave të shënuara prej kësaj sëmundje ka arritur mbi 100 në Meksikë dhe rezultojnë mbi 1000 të prekur edhe në Shtetet e Bashkuara.

Bëhet e ditur se Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur gripin e derrave një emergjencë të shëndetit publik që ka ngjallur shqetësim ndërkombëtar.

"U kemi kërkuar të gjitha vendeve që të shtojnë vëzhgimet dhe vigjilencën në mënyrë që të zbulojmë sa më shpejt se si mund të përhapet ose të mos përhapet ky virus", kanë thënë zyrtarët e lartë të saj.

Por bëhet e ditur edhe fakti se viruset e gripit të derrit të zbuluar në Shtetet e Bashkuara dhe në Meksikë duken të ngjashëm, megjithë faktin se simptomat e zbuluara në Meksikë kanë qenë shumë më të rënda se sa në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkaq, zyrtarët amerikanë kanë shpallur një emergjencë të shëndetit publik në përgjigje të zbulimit të të paktën 20 rasteve me këtë sëmundje në 5 shtete të vendit. Zyrtarët e Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se presin të zbulojnë edhe raste të tjera, ndoshta me simptoma më të rënda. Tashmë gjithë bota po ndërmerr përgatitje ndërkombëtare kundër përhapjes së mundshme të kësaj sëmundje.

Sipas të dhënave, Kanadaja u bë vendi i tretë që konfirmon raste të gripit të derrave - një numër njerëzish kanë shfaqur simptoma të lehta të sëmundjes në Nova Skotia dhe në Kolumbinë Britanike.

Por raste të tjera të mundshme janë duke u hetuar në Francë dhe në Zelandën e Re.

n.e/NOA

KOMENTE