Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Karamanlis vjen në Tiranë, çamët në protestë. Takime me Ramën e Berishën
English

Karamanlis vjen në Tiranë, çamët në protestë. Takime me Ramën e Berishën

Tiranë, 27 prill, NOA - Mbërrin sot në kryeqytetin shqiptar për një vizitë dy ditore kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis.

Bëhet e ditur se mbërritja e tij në aeroportin e Rinasit do të bëhet në mesditë, ku do të pritet nga vetë kryeministri Berisha, me të cilin është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

Pas takimit me të, burimet zyrtare bëjnë të ditur për NOA-n se janë parashikuar takime edhe me ministrin e Jashtëm, Lulëzim Basha, për firmosjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit.

Por pas një takimi me ta, Karamanlis ka parashikuar edhe takime me kreun Bashkisë së Tiranës, si edhe kryeparlamentaren Jozefina Topallin. Pasdite, ai ka parashikuar një vizitë edhe në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ku ka parashikuar një takim me kryepeshkopin Janullatos.

Ndërkaq dje shoqata "Çamëria" ka organizuar në sheshin "Skënderbej" një protestë paqësore, përpara vizitës së kreut të qeverisë në Tiranë.

Protestuesit çamë i kërkuan kryeministrit grek që të mendojë edhe për t'i dhënë një zgjidhje çështjes çame.

n.e/NOA

KOMENTE