Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Nëse fitoj mandat të dytë, asnjë shqiptar s'do të jetojë në varfëri
English

Kryeministri: Nëse fitoj mandat të dytë, asnjë shqiptar s'do të jetojë në varfëri

Tiranë, 27 prill NOA - Kryeministri Sali Berisha tha sonte se qeveria po përgatitet një skemë të re të ndihmës sociale dhe ekonomike që do të mbulojë plotësisht familjet në nevojë dhe qeveria do të japë të gjitha fondet e nevojshme për të.

"Një skemë e re po përgatitet dhe qeveria është e gatshme të vendosë në këtë skemë të gjithë sasinë e nevojshme të fondeve, me kusht që ajo t'u adresohet njerëzve më shumë në nevojë. Skema e re do të mbulojë plotësisht familjet me një prind, me shumë fëmijë."

Berisha njoftoi se ndihma sociale dhe ekonomike nga data 1 maj 2009 do të dyfishohet dhe në 4 vjet, trajtimi me ndihmë ekonomike rritet 108 për qind.

"Ndihma sociale dhe ekonomike me rritjen e këtij viti dyfishohet. Në vitin 2005, fatura e ndihmës sociale në vend ishte gjithsej 7 miliard lekë. Kam shumë kënaqi të informoj qytetarët shqiptarë se sot, kjo ndihmë kap shumën 15 miliardë lekë në muaj, pra, është rritur me 108 për qind. Në rast se do të ekonomizohej si duhet nga qeveritë vendore, do t'u adresohej atyre që kanë nevojë, siç bëjnë edhe shumica e tyre. Në të gjitha bashkitë e komunat ku shkoj, konstatoj se është mbidyfishuar", - tha kryeministri.Â

Duke iu referuar studimit të Bankës Botërore, PNUD-it dhe INSTAT mbi nivelin e jetesës, Kryeministri tha se  politikat e saj i dhanë një përgjigje më të qëndrueshme varfërisë dhe Shqipëria sot, ka mbi 200 mijë të varfër më pak. Ai garantoi se në mandatin e dytë, qeveria do të nxjerrë nga varfëria çdo shqiptar që përjeton këtë situatë.

"Në rast se e lexuat studimin mbi varfërinë në Shqipërisë, varfëria ekstreme nga 3.6, kishte zbritur në 1.7, më shumë se përgjysmuar. Por kjo duhet të shkojë në zero dhe unë i garantoj edhe këtë 1.7 për qind të qytetarëve se ndërhyrje e shpejtë e fuqishme do të bëhet që ata ta harrojnë situatën që kanë përjetuar dhe të kenë një jetë pa dhimbje, siç e meritojnë," u shpreh Kryeministri.

Ai ka garantuar se "jo me fjalë, por me vepra dhe vendime të tilla, qeveria do të bëjë që në mandatin e dytë as edhe një qytetar shqiptar të mos njohë varfërinë ekstreme, do të bëjë që të dalin nga varfëria, qoftë edhe me këtë veprim direkt në portofolin e tyre, edhe ata shqiptarë që, sërish, janë në varfëri."

Duke vlerësuar se me këtë vendim qeveria përmbush një premtim, edhe pse i vështiri për shkak të shumës së madhe, Berisha tha se kjo politikë do të vazhdojë.

Kryeministri tha sot se me politika e pagave dhe pensioneve është një shtyllë konstante e programit të qeverisë që ai drejton.

"Me politikën tonë të pagave dhe pensioneve, - tha Kryeministri - ne ia kemi dalë të ngushtojmë në mënyrë të ndjeshme diferencën midis pagave më të larta dhe atyre mesatare e minimale.

Ndërsa u ndal sërish në shifra: "Dy vjet më parë, diferenca midis pagës maksimale dhe asaj mesatare të administratës ishte rreth 11 herë, sot është në raportin 1 me 5, sepse paga mesatare në vend arrin në rreth 459.260 lekë, ose 460 dollarë".

e.l/NOA

KOMENTE