Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Punëve Publike: Billbordi i G99 në kundërshtim me Kodin Rrugor, heqja e tyre e ligjshme
English

Ministria e Punëve Publike: Billbordi i G99 në kundërshtim me Kodin Rrugor, heqja e tyre e ligjshme

Tiranë 27 prill NOA - Ministria e Punëve Publike ka reaguar sot pas deklaratave të kryetarit të G99 për heqjen e billbordit, duke bërë të ditur se është respektuar ligji.

"Ministria e Punëve Publike nisi dje heqjen e tabelave të reklamave përgjatë akseve rrugore kombëtare.Ky vendim është marr në respektim të plotë të ligjit shqiptar, konkretisht të Kodit Rrugor, i cili ndalon vendosjen e çdo objekti në një distancë më të afërt se 25 metra" thuhej në deklaratën e ministrisë së Punëve Publike.

Në deklaratë thuhej gjithashtu se të gjithë këta billbordet që janë ose pa leje, ose me procedura të paligjshme, të kryera nga komunat ku kalojnë akset kombëtare, ndërkohë që pronari i vetëm i rrugës dhe i territorit prej 25 metrash është Ministria e Punëve Publike.

"Çdo 99-sh dhe çdo 70 lekësh është i lirë të vendosë çdo lloj pankarte brenda oborrit të vet, duke marrë lejen përkatëse nga njësia e qeverisjes vendore, por nuk është i lirë ta bëjë këtë në territorin që zotërohet nga Drejtoria e Rrugëve, për më tepër në kundërshtim me ligjin. Për të shmangur çdo keqkuptim, ky operacion ka nisur pikërisht me heqjen e tabelave të atyre kompanive që kanë reklamuar fushatën elektorale të Ministrit Olldashi në vitin 2007 dhe do të vazhdojë deri në vendosjen e një situate tërësisht ligjore përgjatë akseve rrugore kombëtare" thuhej më tej në deklaratën e ministrisë së Punëve Publike.

Ndërkohë që paraditen e sotme kryetari i G99 akuzoi kryeministrin për heqjen e tabelave të kësaj lëvizjeje. se ka "gisht' ne heqjen e billbordit, gjatë natës së kaluar.

"Sot janë hequr në të gjithë Republikën e Shqipërisë të gjithë billbordet e G99. Krejt papritur ku të njëjta billborde mbanin fytyrën e Sali Berishës në zgjedhjet e kaluara. Këto billborde çmoheshin shumë nga zoti Berisha, pasi vetë me urimet më të përzemërta dhe urimet më të sinqerta për ndihmën e çmuar i ka shprehur të njëjtës kompani të këtyre billbordeve që sot i prish. Zoti Berisha nuk ka problem me këto tabela por me mesazhin që ato përcjellin. Fakti që erdhi dhe vizitoi Kasharin, pa këto tabela dhe i shkatërroi kjo tregon që ne paskemi pas të drejtë për të hequr taksën e votës. Berisha godet gjithmonë natën, pasi është fajtorë, kush godet natën është fajtorë" u shpreh Veliaj.

k.k/NOA

KOMENTE