Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PLL takim elektoral në Elbasan, vlerëson arritjet e mazhorancës së djathtë
English

PLL takim elektoral në Elbasan, vlerëson arritjet e mazhorancës së djathtë

Elbasan, 27 prill, NOA - Në turin e takimeve me zgjedhësit për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahiu, zhvilloi një takim në komunën Gostimë të rrethit Elbasan.

Duke folur për qeverisjen 4-vjeçare, Spahiu tha se arritjet e kësaj mazhorance janë të dukshme duke filluar nga proceset integruese të Shqipërisë në strukturat euro-atlantike, për të vazhduar me reformat e ndërmarra, rritjen ekonomike, investimet gjithnjë e në rritje në infrastrukturë, paga, pensione, etj.

Spahiu u tha ndër të tjera të pranishmeve se kjo mazhorancë nuk e kërkon votën thjesht për ato që ka bërë gjatë këtyre viteve dhe premtimet e mbajtura, por e kërkon për ato çfarë do të bëjë në dobi të shqiptarëve gjatë mandatit të ardhshem 2009-2013.

Duke vijuar më tej, Spahiu vlerësoi maksimalisht edhe dorëzimin zyrtarisht prej kryeministrit Berisha më datë 28 prill 2009 të kërkesës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE