Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Propozimi i fundit i OPEK: Një fuçi naftë të shitet për më tepër se 70 dollarë
English

Propozimi i fundit i OPEK: Një fuçi naftë të shitet për më tepër se 70 dollarë

Algjer, 27 prill, NOA - Çmimi ekzistues prej gati 50 dollarë për një fuçi naftë, nuk është i mjaftueshëm dhe i arsyeshëm për sektorin e nxjerrjes dhe prodhimit të naftës, i cili kërkon të rikuperohet dhe të kryejë investime të reja.

Prandaj, ai duhet rritur, duke kapur një shifër të paktën 70 dollarë për fuçi.

Ky është propozimi më i fundit që është bërë nga OPEK, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK) përmes sekretarit të Përgjithshëm të saj, Abdalla Salem el Badri.

Ai theksoi se çmimi prej 50 dollarëve për baerë nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar shpenzimet e ardhshme investuese.

Badri, i cili ndodhet për vizitë në Algjeri, u takua me ministrin për Energjetikë dhe Miniera, Shakib Helil dhe në këtë takim bëhet e ditur se mes tyre është folur për zhvillimin e tregut të naftës.

n.e/NOA

Â

KOMENTE