Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-Karamanlis: E ardhmja e Shqipërisë, në Bashkimin Evropian
English

Topi-Karamanlis: E ardhmja e Shqipërisë, në Bashkimin Evropian

Tiranë, 27 prill NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në mjediset e Pallatit të Brigadave, Kryeministrin e Republikës së Greqisë, Kostantinos Karamanlis dhe delegacionin që e shoqëron në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.

Karamanlis ndau të njëjtën pikëpamje me kryetarin e shtetit shqiptar se "e ardhmja e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë në gjirin e familjes evropiane dhe institucioneve të saj dhe kjo do të ishte një garanci absolute për qëndrueshmërinë dhe begatinë e rajonit tonë".

Në takim, kryetari i Shtetit e njohu Kryeministrin Karamanlis me disa prej momenteve më të rëndësishme në ecurinë e reformave integruese të Shqipërisë në strukturat euroatlantike, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në përgatitjen e klasës politike shqiptare dhe të qytetarëve shqiptarë për të realizuar me sukses zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit.

Topi vuri në dukje se "aktualisht jemi të angazhuar në mbylljen me sukses të procesit të prodhimit dhe pajisjes së shtetasve me letërnjoftime që është e një rëndësie parësore edhe për shkak të përdorimit të tyre si mjet identifikues gjatë këtyre zgjedhjeve". Presidenti Presidenti u shpreh i bindur në vullnetin maksimal të politikës dhe qytetarëve shqiptarë për të zhvilluar një proces zgjedhor të ndershëm, të lirë, të pakontestuar dhe sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare, duke e konsideruar këtë një tjetër sfidë, përballimi i plotë dhe me sukses i së cilës do të jetë një hap më tej, i fortë dhe i sigurtë dhe një provë shumë e rëndësishme për ta integruar Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Intensifikimi i bashkëpunimit dypalësh në aspektin ekonomik u nënvizua si një nevojë dhe perspektivë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në këtë kontekst, Topi vuri në dukje klimën e përshtatshme dhe mundësi të gjera e konkrete që Shqipëria ofron për investitorët e huaj, duke nxitur kështu më tepër investime të bizneseve prestigjioze greke në vendin tonë në fusha të ndryshme si dhe rritjen e vëllimit të shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike. Presidenti vuri në dukje integrimin e suksesshëm të bashkatdhetarëve tanë në Greqi duke nënvizuar faktin se mbarëvajtja dhe mirëqenia e emigrantëve shqiptarë në shtetin helen shërben si urë e fortë lidhëse miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve dhe popujve tanë sot dhe në të ardhmen. Sa i përket situatës në rajonin ballkanik, në këtë takim, Presidenti i Republikës, ritheksoi mbizotërimin e një klime të qetë dhe bashkëpunuese, duke shprehur bindjen se të gjitha vendet e rajonit tonë janë të projektuara qartë drejt integrimit në strukturat euro-atlantike dhe në gjirin e familjes së madhe evropiane. Nga ana e tij, Kryeministri Karamanlis, theksoi qëndrimin e njohur të qeverisë dhe popullit të tij në mbështetje të plotë të orientimit euro-atlantik të Shqipërisë.

Ai e siguroi Presidentin Topi se kjo mbështetje do të vazhdojë të jetë e qëndrueshme edhe më tej.

e.l/NOA

KOMENTE