Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e Shkodrës, arrestohet kryekomunari që i mori jetën atentatorit
English

Vrasja e Shkodrës, arrestohet kryekomunari që i mori jetën atentatorit

Shkodër, 28 prill NOA Lajm dhe foto Update - Vrasja që tronditi mbrëmjen e së Hënës qytetin e Shkodrës, detyroi policinë vendore të urdhërojë arrestin në flagrancë, në kushte spitalore për kryekomunarin e akuzuar se i mori jetën atentatorit të tij.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se ndaj Martin Cubit i njohur me emrin Sokol Cubi, 40 vjeç, lindur në fshatin Kir, Komuna Pult dhe banues në fshatin Hot i Ri, Komuna Rrethina Shkodër, me detyrë, kryetar i Komunës Pult, është dhënë masa e arrestit në flagrancë dhe po ruhet në spital.

Mjekët thanë se 40 vjeçari ka marrë tre plagë nga tre goditje me armë të ftohtë të llojit thika. Viktima ndodhet i shtruar në spitalin rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithçka ndodhi në orën 19.45 të së Hënës, në lagjen "Skanderbeg" të qytetit të Shkodrës, përballë spitalit, në një lokal ku ndodheshin që të dy protagonistët, Dodë Zef Hili, 51 vjeç, lindur në fshatin Kir, Komuna Pult dhe banues në lagjen "Tre Heronjtë" në Shkodër, dhe kryekomunari i Pultit, Sokol Cubi.

"Nga kryerja e veprime hetimore rezultoi se Sokol Martin Cubi, është plagosur nga Dodë Hili me thikë, si pasojë e konfliktimit mes autorit dhe viktimës, në një grindje të çastit, ku ka mbetur i vrare Dodë Hili dhe i plagosur Sokol Cubi", deklaroi për agjencinë NOA, një burim zyrtar i policisë së Shkodrës.

Policia tha se viktima, ishte i dënuar më parë me 12 vite burgim, për veprën penale të "Vrasjes".

Kurse i dyshuari i vrasjes gjendet në spital nën arrest përmes vëzhgimit policor. Mësohet se arma e krimit, një pistoletë, u sekuestrua si provë materiale. Policia tha se arma mbahej pa leje prej kryekomunarit, i cili tani përballet me akuzën e vrasjes me dashje.

r.d/NOA

KOMENTE