English

Burrë e grua të moshuar, kapen si tregtarë kokaine në Tiranë

Tiranë, 28 prill NOA - Një burrë dhe një grua në moshë të thyer janë zbuluar të ishin trafikantë drogash të forta dhe sot policia komunikoi arrestimin e tyre.

Burime zyrtare nga seksioni Kundër Drogës, pranë Policisë së Tiranës, thanë për agjencinë e lajmeve NOA se kanë mundur të identifikojnë, në sajë të posedimit të informacioneve operative dy të moshuarit që trafikonin kokainë.

Policia arrestoi Kadri Kadriaj, 67 vjeç dhe Fiqirete Kadriaj, 62 vjeçe, që të dy, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë. Ata akuzohen për konsumim të veprës penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike". Arrestimi i tyre u krye gjatë një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në banesën e tyre, ku u gjetën një sasi prej 5.5 gramë, drogë e fortë, e llojit Kokainë, e cila ishte e ndarë në 6 copë porcione.

Policia tha se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasia prej 5.5 gramë lëndë narkotike kokainë, një peshore elektronike, dy aparate telefoni celularë, si dhe shuma parave prej 212 500 lekësh. e.l/NOA

KOMENTE