English

Drejtori i Zgjerimit në BE: Tani që dorëzoi kërkesën, Shqipërisë i duhet të ecë

Pragë, 28 prill, NOA - Pas dorëzimit të kërkesës zyrtare për aplikim si vend kandidat në Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet të tregojë aftësi se do ta meritojë cilësimin si e tillë një ditë të ardhshme.

Një fakt të tillë e ka deklaruar gjatë ceremonisë së dorëzimit të kësaj kërkese, të zhvilluar në Pragë, drejtori i Zgjerimit në Bashkimin Evropian, Majkëll Leigh.

Sipas tij, është fakt se Shqipëria ka shënuar një gur të madh kilometrik të vlerave evropiane dhe ajo është në hapat e duhura për të ecru njësoj me kriteret që i ka vendosur BE-ja.

"Tani i takon Bashkimit Evropian që të vazhdojë më tej dhe Komisionit Evropian që të bëjë një punë konkrete për ta orientuar atë drejt etapave që duhet të kalojë për të përmbushur këtë objektiv", është shprehur më tej Leigh.

Në fund të fjalës së tij, ai ka theksuar se perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit është thelbësore dhe se tani Shqipëria duhet të tregojë aftësitë e saj.

n.e/NOA

KOMENTE