Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Faqet e para të gazetave në Shqipëri dhe analizë e titujve kryesorë 28 Prill
English

Faqet e para të gazetave në Shqipëri dhe analizë e titujve kryesorë 28 Prill

Tiranë, 28 Prill NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 28 Prill 2009. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit.

Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e e-mail: info@noa.al

Gazeta "Shekulli", ka përdorur si një ndër argumentet kryesore atë që sot është temë

globale: "Shqipëria nuk rrezikohet nga gripi i derrave".

E përditshmja citon se zv/ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj ka deklaruar dje se "në vendin tonë nuk ka asnjë rast të dyshuar me gripin e derrave që është shfaqur në Meksikë, ndaj nuk ka vend për panik".

Sipas gazetës, Ivanaj ka nënvizuar faktin se Shqipëria nuk importon mish nga Meksika dhe se importet janë të kontrolluar nga OIE.

Titull tjetër kryesor i së përditshmes "Shekulli" është: "Pagat dhe pensionet, sa do të rriten".

Kurse ngjarja e Vlorës po ashtu zë një vend të rëndësishëm: "Ushtari tenton të ikë nga reparti, e shtyp makina".

Bëhet fjalë për një raport nga Vlora për një 18-vjeçar kukësian i cili u mor me forcë nga shërbimet rekrutuese ushtarake në Tiranë dhe u dërgua në repartin e Bunavisë.

Adoleshenti i marrë me dhunë për të kryer ushtrinë, nuk e ka pritur mirë këtë fakt. Ai ka tentuar të dezertojë duke u hedhur nga kamioni ushtarak por është plagosur rëndë duke pësuar edhe dëmtime të kokës. Mjekët thonë se gjendja e tij mbetet kritike.

Një tjetër shkrim i gazetës, është: "Vrasja e policëce në Kukës, pesë akuzat për ekzekutorin e dyshuar Afrim Hasani".

Gazeta "Panorama" ka si shkrim kryesor atë të rritjes së pagave dhe hapet me titullin: Vendimi, zbardhet rritja e pagave e pensioneve".

E përditshmja thotë se nga 1 Maji, përfitimi i një pensionisti në qytet do të jetë 12.226 lekë në muaj dhe në fshat 7130 lekë në muaj.

Po ashtu, gazeta zbardh vendimin e plotë të miratur dje në mbledhjen e qeverisë për rritjen e pagave dhe pensioneve, përfitimeve të ushtarakëve dhe pagave për të gjithë administratën.

Kurse veçon sa është shtesa që do të përfitojnë moshat e treta dhe sa do të bëhen pagat e mësuesve, mjekëve, infermiereve dhe administratës.

Edhe në këtë të përditshme, ngjarja e Shkodrës ka zënë vend në faqen e parë: "Shkodër kreu i komunës ekzekuton me armë, të sapoliruarin nga burgu për vrasje".

"Gazeta Shqiptare" ka edhe ajo argument kryesor, axhendën e djeshme të kryeministrit grek në Shqipëri. Ajo hapet me titullin: "Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri ne Qeparo".

E përditshmja pretendon se marrëveshja e nënshkruar dje në Tiranë, midis ministrit të Punëve të Jashtme Lulzim Basha dhe homologes greke, Dora Bakojanis, në prani të dykryeministrave, atij shqiptarë Sali Berisha dhe atij grek, Kosta Karamanlis, përcakton 150 koordinatat e reja Shqipëri-Greqi, të cilat përcaktojnë tkurrje të kufijve detar të Shqipërisë në Jug të vendit.

E përditshmja "Koha Jonë" hapet me titullin: "BE, plani për të hequr vizat deri më 1 korrik".

Gazeta citon se "Këshilltari për Zgjerimin në Presidencën çeke, Erhad Busek tha dje se Çekia do të këmbëngulë që heqja e vizave me vendet e Ballkanit Perendimor, të ndodhë para 1 Korrikut". Gazeta jep detaje të deklaratave të z.Busek, një diplomat austriak, njohës mjaft i mirë i Ballakanit dhe citon po ashtu të ketë thënë se Çekia do të bëjë gjithçka që mundet, që regjimi i vizave të hiqet në fund të këtij 6-mujori.

Një reportazh i të përditshmeve prestigjioze londineze veçohet tek "Koha Jonë: "Shqipëria, sekreti i fundit për 2009-n".

Po ashtu, kjo e përditshme boton një intervistë me deputetin e PD, Astrit Patozi, i cili ndalet sidomos në zgjedhjet e kësaj partie për Tiranën. Patozi pretendon se pengjet e vjetra po përdoren në këto zgjedhje të forcës më të madhe aktuale të vendit.

Kjo gazetë ka ndër argumentet kryesore të faqes së parë edhe atë të vrasjes së Shkodrës: "Kryekomunari, ekzekutim pas plagosjes".

E përditshmja i ka dhënë një vend të rëndësishëm temës aktuale botërore dhe veçon faktin se për gripin e derrave nuk ka vaksinë.

Gazeta publikon detaje edhe se cilat janë shenjat e prekjes nga virusi i rrezikshëm si dhe boton këshillat e mjekëve dhe masat e marra nga autoritetet shqiptare.

Gazeta "Shqip" ka si shkrim kryesor sërish vizitën dje të Karamanlis në Tiranë dh eveçon titullin: "Berisha shmang çështjen çame"

E përditshmja shkruan se Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, shmangu dje tërësisht një nga çështjet kyçe në marrëdhëniet mes vendit tonë dhe Greqisë.

Kurse shton edhe se "Shefi i qeverisë gjatë një konference për shtyp me homologun grek, Kosta Karamanlis, nuk përmendi për asnjë moment çështjen çame, ashtu sikurse nuk pranoi të kishte pyetje nga media e parnishme për këtë çështje".

Ngjarja e Shkodrës ku një drejtues vendor vrau një banor të komunës që drejton, është në qendër të shkrimeve kryesore të së përditshmes që ka fiksuar titullin: "Kryetari i komunës vret bashkëfshtarin".

Nga shkrimet ekonomike, veçohet: "Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bode gaboi me amnistinë fiskale".

Gazeta e përditshme "Tema" ka edhe ajo në qendër të saj, vizitën e kryeministri grek. Gazeta çelet me titullin: "Karamanlis shmang bisedimet për çamët dhe futjen e PBDNJ në koalicion".

Sipas të përditshmes, kryeministri shqiptar, Sali Berisha dhe homologu i tij grek, Kostas Karamanlis, shmangën dje pyetjet e gazetarëve në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Çështja çame, dënimi i kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano apo dhe koalicioni ku do përfshihen minoritarët e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ngelën pa sqaruar.

Gazeta thotë se në një konferencë ku të dy kryeministrat folën anglisht dhe jo në gjuhët amtare, nën një përkthim të çalë, u nënshkrua vetëm një marrëveshje, ajo për saktësimin e vijës kufitare mes vendeve, për të cilin këto ditë është folur shumë pak.

Gazeta "Standard" ka në qendër të saj takimin e djeshëm mes karamanlis dhe Bersihës dhe veçon titullin: "Greqia mbështet aplikimin e shqipërisë në BE". Po ashtu, kjo gazetë citon edhe z. Karamanlis në deklaratën se "e nisim me liberalizimin e vizave".

E përditshmja shkruan se pak orë para se Shqipëria të dorëzojë në Pragë kërkesën zyrtare të aplikimit për statusin e vendit kandidat në BE, Greqia mbështet rrugën e vendit tonë drejt integrimit evropian. Këtë siguri dha dje në Tiranë, Kryeministri i Greqisë, Kosta Karamanlis i cili garantoi shqiptarët se tek shteti fqinjë do të gjejnë një mik dhe mbështetës të fortë të aspiratës evropiane.

Gripi i derrave është një tjetër argument kryesor i gazetës e cila ndalet me titullin, "Shqipëri, tri institucione roje kundër virusit". Gazeta "Libertas" hapet me titullin "Berisha-Karamanlis, pakt electoral".

Sipas të përditshmes më të re në treg, emigrantët, do të jenë votuesit e dyfishtë të Tiranës dhe Athinës.

Gazeta këtu aludon se bëhet fjalë për një skenar të njëjtë të PASOK-ut në vitin 2000 me greko-rusët.

Gazeta publikon edhe një intervistë të saj me Vasil Bollanon, kryetar i bashkisë së Himarës. E përditshmja citon se është takuar me Karamanlis dje në Tiranë dhe pohoi se vendimi i gjykatës ndaj tij, ishte në qendër të këtij takimi.

Gazeta "Metropol" ka si argument krsyor, një shkrim social. Ajo çelet me titullin "Pensionet skema e plotë e rritjes sipas kategorive".

Gazeta shkruan se sot, shtohet pensioni suplementar i ushtarakëve, policëve, minatorëve. Ndërsa jep shpjegime se kush do të përjashtohet nga shtesa e pagave dhe sa përfiton administrata.

Po ashtu, kjo gazetë duke u ndalur në argumentin e saj kryesor të ditës, detajon edhe se si do të veprohet me ndihmën ekonomike dhe ndryshimet që do të pësojnë për moshën e tretë duke nisur nga java e ardhshme.

Një tjetër shkrim kryesor i gazetës është ai për liberalizimin e lëvizjes së shqiptarëve në vendet e Bashkimi Evropian: "Presidenca e BE: Brenda korrikut të hiqen vizat".

e.l/NOA

KOMENTE