Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Durrësit arreston në Vlorë të kërkuarin për atentat ndaj 25-vjeçarit
English

Policia e Durrësit arreston në Vlorë të kërkuarin për atentat ndaj 25-vjeçarit

Durrës, 28 prill NOA - Një djalë i ri është arrestuar sot në Vlorë, ku fshihej pasi ishte shpallur në kërkim, nën dyshimet se kishte kryer atentat ndaj një 25-vjeçari, ngjarje kjo e ndodhur para disa ditësh në Shijak.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA, informon se është arrestuar Ismail Nuredini, 22 vjeç, lindur e banues në Shijak.

Arrestimi i tij u bë nga Sektori Kundër Krimeve te Renda i cili në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe Kërkimit ne Drejtorinë e Policisë Durrës e ndoqën të dyshuarin deri në Vlorë ku edhe sot, i vunë prangat.

Policia konfirmoi se në momentin e prangosjes, i riu në kërkim, po qarkullonte i vetëm me një autoveturë, pronë e të afërmve të tij.

Ismail Nuredini akuzohet se më 5 prill të këtij viti, në qytetin e Shijakut, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri duke i shkaktuar dëmtime në këmbë, 25-vjeçarit shijakase, Olsi Ferizi.

Pas kapjes në Vlorë, i riu Nuredini do të përballet me drejtësinë në Durrës pasi mbi të rëndojnë akuzat e "vrasjes me dashje të mbetur në tentativë" dhe "mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve".

a.a/NOA

KOMENTE