Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Nikolla në Lezhë: Do të votojmë në Kuvendin e ri Kodin e Tokës
English

PS, Nikolla në Lezhë: Do të votojmë në Kuvendin e ri Kodin e Tokës

Lezhë 28 prill NOA - Antarja e Kryesisë së PS, Lindita Nikolla ka qenë sot për të prezantuar Programin e ri qeverisës të PS në Zejmen të Lezhës.

Në takimin e zhvilluar me banorët e këtij fshati Nikolla u ndal në kapitullin për bujqësinë, duke u shpjeguar se ky dokument është hartuar me një vizion të ri, me ide dhe zgjidhje të reja për të pasur një fshat të mirëqenë.

"Partia Socialiste merr përsipër të kryej reformën e plotë ligjore për të kapitalizuar tokën, për ta kthyer atë në një instrument të rëndësishëm të zhvillimit të fshatit. PS do të marrë nismën ligjore, do të shkruaj projektin ligjor, por edhe do të miratojë në Parlament përmes votës, pikërisht Kodin e Tokës, që do të kthehet në një instrument tejet të rëndësishëm për zhvillimin e fshatit." u shpreh Nikolla.

Nikolla u ndal dhe në kapitullin e shëndetësisë duke u shprehur se reforma në shëndetësi që do të kryejë PS është përcaktuar në Program të kryhet së bashku me mjekët dhe infermierët në mbarë vendin.

"Ne do të krijojmë, Shërbimin Shëndetësor Universal, i cili do të mundësojë shërbim për të gjithë ata, që nuk janë të siguruar të marrin shërbim shëndetësor. Do të kontribuojmë të gjithë bashkë që askush të mos mbetet pa shërbim shëndetësor,pavarësisht se është i varfër" shtoi me tej anëtarja e Kryesisë së PS.

k.k/NOA

KOMENTE