Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria i dorëzon sot Pragës kërkesën për aplikim si kandidate në Bashkimin Evropian
English

Shqipëria i dorëzon sot Pragës kërkesën për aplikim si kandidate në Bashkimin Evropian

Tiranë, 28 prill, NOA - Shqipëria dorëzon sot në mënyrë zyrtare kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat si anëtar i Bashkimit Europian. Ajo do të paraqitet nga kryeministri Berisha në Pragë, kryeqytetin e presidecës evropiane të radhës, para kryeministrit çek, Topolanek, i cili e mban ende këtë post, deri në datën 8 maj.

Sipas kryeministrit Berisha, janë reformat e realizuara me sukses të qeverisë që ai drejton, të cilat bënë të mundur që në një hark kohor të shkurtër Shqipëria të ftohet për të paraqitur kërkesën për statusin e kandidatit.

Ky vendim vjen si një bashkërendim me vendet anëtare të Bashkimit Europian, të cilat mbështesin këtë akt dhe këtë vendim, vjen si një bashkërendim me Komisionin Europian.

Pra, sipas pretendimeve të mazhorancës, vendimi për të paraqitur sot në Pragë, kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit, është një vendim gjerësisht i konsultuar.

Por duket se nuk është aspak e një mendimi të tillë opozita shqiptare, e cila e ka cilësuar njëvendim të tillë shumë të nxituar dhe të bërë në kuadrin e fushatës elektorale prej mazhoranvës së djathtë.

n.e/NOA

KOMENTE