English

Topolanek: Shqipëria, arritje të mrekullueshme me reformat. Çekia do t'i qëndrojë pranë

Pragë, 28 prill, NOA - Shqipëria ka patur ndryshime të mrekullueshme nën qeverisjen Berisha dhe Republika Çeke do të vazhdojë ta ndihmojë atë edhe pas përfundimit të Presidencës në Bashkimin Evropian.

Një deklaratë të tillë, kryeministri çek Topolanek e ka bërë gjatë ceremonisë zyrtare të dorëzimit të kërkesës për statusin e kandidates me të drejta të plota në Bashkimin Evropian pranë Presidencës Çeke nga ana e delegacionit shqiptar.

Sipas tij, Shqipëria është në të njëjtën rrugë që ka kaluar edhe Presidenca Çeke.

"Nuk është sepse presidenca çeke e mori këtë hap vetëm sepse integrimi i Ballkanit Perëndimor është një nga përparësitë e saj, por ne besojmë se gjithsecili vend që i plotëson këto kritere mund të bëhet pjesë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian", tha ndër të tjera Topolanek.

Sipas kreut të qeverisë çeke, Shqipëria sot është anëtare e NATO-s dhe marrëveshja e ratifikimit të Stabilizim-Asocimit u bë në 18 maj, prandaj sot arriti dita që Shqioëria të dorëzojë kërkesën për aplikim.

"Pas këtij momenti, do të nisë procesi i plotësimit të standardeve. Ky aplikim do të kalojë në duart e Havier Solanës dhe besojmë se kjo kërkesë mund të miratohet gjatë presidencës së ardhshme të BE-së", shtoi Topolanek.

Duke përfunduar, ai tha se para Shqipërisë ka ende punë për të bërë për të përfituar statusin e plotë të kandidatit.

"Besoj se Shqipëria po futet në periudhën afatmesme dhe ëndrra e këtij vendi të ish-sistemit totalitar për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian ka për t'u bërë realitet".

n.e/NOA

Â

KOMENTE