English

Aktivitet në Gjirokastër kundër drogës, duhanit dhe alkoolit

Gjirokastër 29 prill NOA - Policia dhe Drejtoria e Arsimit të qytetit të Gjirokastrës zhvilluan sot një takim sensibilizues për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe për një brez të ri larg drogës, duhanit dhe alkoolit.

Aktiviteti u zhvillua në Sallën e Kinoteatrit të qytetit Gjirokastër nën moton të gjithë së bashku për një "Mjedis pa nartoktikë".

Në takim morën pjesë të gjithë të zgjedhurit e pushtetit vendor, shkollat e mesme dhe 9- vjeçare të qarkut, intelektualë dhe banorë të qarkut.

Gjithashtu në këtë aktivitet ishte i ftuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi , i cili ishte i shoqëruar nga Drejtori i Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Njëkohësisht ishte i pranishëm edhe Drejtori i Misonit Ndërkombëtar PAMECA ,pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit .

Takimi filloi me një ekspozitë ku ishin pasqyruar puna e nxënësve të shkollave të qarkut kundër drogës, alkoolit dhe duhanit, duke vazhduar me shpërndarjen e flet palosjeve dhe gazetës kundër drogës të përgatitura nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun .

Më pas u zhvillua një bllok me mesazh nga autoritet pjesëmarrëse, duke filluar me prefektin e qarkut .

Të gjithë folësit theksuan prerë se kultivimi i bimëve narkotike në qarkun e Gjirokastrës dhe më gjerë duhet të marrë fund, si dhe të gjithë së bashku të punojmë për të krijuar një mjedis pa narkotikë.

Aktiviteti vazhdoi me një program që nxënësit kishin përgatitur me mesazhe kundër drogës.

Në përfundim u zhvillua një koncert i përgatitur nga nxënësit për të përcjellë mesazhin se jeta është e bukur dhe e sigurt pa narkotikë .

k.k/NOA

KOMENTE