English

Pasuesi i Klinsmanit, Hajnkes: Synoj kualifikimin gjerman në Ligën e Kampionëve

Berlin, 29 prill, NOA - Jup Hajnkes, trajneri i përkohshëm i Bajernit të Mynihut deri në përfundim të sezonit, në konferencën e parë për shtyp, menjëherë pas shkarkimit nga ky post të ish-trajnerit Jurgen Klinsman, tha se objektivi i tij është kualifikimi direkt i ekipit gjerman në Ligën e Kampionëve.

"Unë mendoj se duhet të përpiqemi dhe duhet të kemi si objektiv kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve. Një klub si Bajerni i Mynihut duhet të luajë vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve", tha 63-vjeçari.

 Përsa i takon shanseve të ekipit për titullin kampion, Hajnkes tha se aktualisht pesë ekipe e kanë këtë mundësi, por Volfsburgu ka shanset më të mira.

Ai shtoi se ai do të jepte gjithë forcën dhe energjinë e tij në pesë ndeshjet e Bundesligës. Sot Hajnkes për herë të parë do të trainojë profesionistët e Bajernit.

"Unë mendoj se në 1987-n ishte shumë e rëndësishme për mua të trainoja një klub si Bajerni i Mynihut. Kjo ishte e rëndësishme edhe për karrierën time të mëvonshme ndërkombëtare si trajner. Dhe jam i mendimit se kjo është edhe një lloj përgjegjësie, edhe pse për mua personalisht është e pazakontë ta marr detyrën gjatë sezonit", u përgjith ai kur u pyet nga gazetarët mbi arsyet e pranimit të kësaj detyre në mes të sezonit.

n.e/NOAÂ Â Â Â Â

Â

KOMENTE