Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia arreston 5 trafikant të dyshuar droge dhe sekuestron 90 kilogram lëndë narkotike
English

Policia arreston 5 trafikant të dyshuar droge dhe sekuestron 90 kilogram lëndë narkotike

Kuçovë 29 prill NOA - Policia sekuestron 90 kilogram kanabis sativa dhe çon në qeli 5 persona.

Operacioni i policisë i cili nisi ditën e djeshme u finalizua mesditën e sotme dhe u zhvillua paralelisht në tre qytete, Kuçovë, Fier dhe Vlorë.

Burime zyrtare nga thanë se u arrestuan pesë persona babë e bir, Estref dhe Ndricim Kaçi, nga Kuçova, Johan Çuko nga Fieri, Ardian Tabaku, ish-polic i komisariatit të Kuçovës, dhe Elvis Aliajn nga Fieri.

Mësohet se policia e Beratit zbuloi një sasi prej 90 kilogram kanabis sattiva, në momentin që Elvis Aliaj po përpiqej ti transportonte ato me makinë nga qyteti i Kuçovës në drejtim të Fierit. sipas policisë u zbulua dhe një banesë në qytetin e Kuçovës ku përgatitej lënda narkotike. Ndërkohë që gjatë operacionit agjentët e antidrogës janë përballur me një incident.

Ata ishin vënë në ndjekje të makinës që dyshonin se po transportonte drogë gjë e cila u diktua nga drejtuesi i mjetit e ka goditur nga pas mjetin ku udhëtonin agjentët e drogës. Këta të fundit nuk kanë pësuar dëmtime, ndërsa i dyshuari ka ndërruar destinacion duke u drejtuar për në Berat por vetëm pak metra më larg ai është aksidentuar pasi po udhëtonte me shpejtësi të madhe.

Operacioni i policisë i cili vazhdonte paralelisht në Kuçovë, pasoi me bllokimin e 230 thasëve të tjerë me kanabis sativa e pa presuar, si dhe 250 degë të tjera gati për tu presuar. K.k/NOA

KOMENTE