Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Alarmi i OBSH-së: Epidemia e gripit të derrave, vetëm një hap larg pandemisë
English

Alarmi i OBSH-së: Epidemia e gripit të derrave, vetëm një hap larg pandemisë

Uashington, 30 prill, NOA - Epidemia e grupit të derrave tani është drejt përhapjes dhe nuk mund të shmanget më aq lehtësisht. Paralajmërimi jepet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila e ka ngritur nivelin e paralajmërimit për sëmundjen, duke deklaruar se një epidemi globale mund të jetë e afërt.

Ka qenë drejtoresha e Përgjithshme e OBSH-së, Margaret Chan, e cila u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të venë në veprim planet e përgatitjes kundër një pandemie. Sipas saj, niveli i ri i paralajmërimit të gripit të derrave, faza 5, është vetëm një hap nën shpalljen e pandemisë, e cila përkufizohet si sëmundje që përhapet në një zonë të gjerë gjeografike dhe që prek një pjesë jashtëzakonisht të madhe të popullatës. Â Gripi i derrave mendohet të ketë shkaktuar vdekjen e 159 personave dhe prekjen e rreth 2500 njerëzve në Meksikë. Shtetet e Bashkuara konfirmuan vdekjen e parë nga ky grip, nga rreth 100 të prekur me këtë sëmundje. Zyrtarët amerikanë njoftuan se viktima e parë në Shtetet e Bashkuara ishte një djalë 23 muajsh në shtetin e Teksasit në kufi me Meksikën. Fëmija ishte nga Meksika dhe kishte ardhur në Amerikë për të vizituar familjen. Vende të tjera me raste të konfirmuara të gripit të derrave janë Austria, Britania, Kanadaja, Kosta Rika, Gjermania, Izraeli, Spanja dhe Zelanda e Re. Australia, Kolumbia, Franca, Danimarka dhe Koreja e Jugut janë mes vendeve që po hetojnë raste të dyshuara të sëmundjes.

n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

KOMENTE