English

Betohet anëtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana

Tiranë 30 prill NOA - Betohet anëtarja më e re e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana e cila u dekretua nga presidenti dy javë më parë.

Mirela Fana u betua sot se do t'i qëndrojë kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi duke respektuar rregullat e etikës profesionale.

Anëtarja më e re e Gjykatës së Lartë Mirela Fanau dekretua nga Presidenti i Republikës me 14 prill të këtij viti  e me pas mori pëlqimin dhe nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ajo emërohet anëtare e Gjykatës së Lartë, pas një përvoje të gjatë si juriste, duke e zhvilluar profesionin në disa fusha të së drejtës, si hetuese, prokurore gjyqësore, inspektore ligjshmërie pranë Gjykatës së Kasacionit dhe prej vitit 1996 e në vazhdim, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë, në Tiranë.

k.k/NOA
KOMENTE