Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Faqet e para të gazetave në Shqipëri dhe analizë e titujve kryesorë 30 Prill
English

Faqet e para të gazetave në Shqipëri dhe analizë e titujve kryesorë 30 Prill

Tiranë, 30 prill NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave kryesore në Tiranë, për ditën e sotme, e Enjte, 30 Prill 2009. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip dhe anglisht, por për momentin ofrohet falas për lexuesit e NOA.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit.

Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e e-mail:Â info@noa.al

Në shtypin e sotëm në qendër të titujve kryesorë ka raportin e MJAFT për Kuvendin.

Gazeta "Shekulli", e përditshme,

aktualisht oponente ndaj qeverisë, hapet sot me titullin: "Raporti, çfarë ka ndodhur në Kuvend". Gazeta evidenton se ish-kryeministri Fatos Nano është i pranishëm në 6 seanca nga 161 seanca. Kurse theksohet se Dedja dhe Meta janë po ashtu me më shumë mungesa në seancat e Kuvendit.

Titull tjetër kryesor, është "Ja zyrtarët që do t'u hetohet pasuria".

Një vend i rëndësishëm i lihet dhe çështjes së pronave, ku e përditshmja trajton shkrimin me titull: "Ish-pronarët braktisin republikanët, i bashkohen Polit të Lirisë".

E përditshmja "Panorama" publikon sot tabelat e plota të pagave nën titullin: "Administrata, pagat e reja për 193 kategori". Gazeta thotë se po zbardh të plota tabelat me rritjen e pagës së administratës.

Ndalet në përllogaritjen se sa bëhet përfitimi nga 1 maji për 193 kategori të nëpunësve si dhe në shtesën njëmijë lekë për të gjithë duke bërë edhe llogaritje me vjetërsinë në punë.

Klasifikimi i vendeve të punës dhe kush janë kategoritë që përfitojnë shumë, janë disa të dhëna të tjera shtesë që gjenden në materialin utilitar të së përditshmes.

Raporti i Lëvizjes "Mjaft" po ashtu ka zënë vend edhe në këtë gazetë ku veçohet argumenti, "Nano vetëm 6 herë në Kuvend, ja deputetët që nuk kanë folur".

Titull tjetër është, "Ish-pronarët firmosin koalicion me Polin e Lirisë". Kurse publikohen dhe emrat e zyrtarëve që do të hetohen për deklarimin e pasurisë.

"Gazeta Shqiptare", e përditshme kritike ndaj qeverisë, hapet sot me titullin, "Deklaratat e pasurisë, 166 zyrtarëve do t'u hetohen paratë e fituara".

Gazeta sjell edhe një shkrim nga sporti, me titullin, "Taçi Oil sjell sërish Milanin në Shqipëri për Kombëtaren".

E përditshmja "Koha Jonë", hapet me titullin "Prilli, mbështetje e fortë ndërkombëtare". E përditshmja publikon edhe shkrimin e djeshëm të "Financial Times", "Miërsevjen Shqipëri".

Një tjetër shkrim kryesor është "Pasuria, shorti qytetar çon të majtët në hetim".

Kjo gazetë publikon dhe intervistën e Blendi Fevziut me ambasadorin amerikan Frank Uizner me titullin: "Si do të shuhet nacionalizmi i Ballkanit". Gazeta "Shqip", e përditshme oponenciale ndaj qeverisë, hapet me titullin "pasuria, zyrtarët që do të hetohen". E përditshmja thotë se Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive përzgjodhi 166 emra që do t'i nënshtrohen verifikimit të detajuar.

Ndër ta 4 deputetë, këshilltarja e Berishës dhe zyrtarë të lartë. Procedura e shortit këtë vit mbarte në vetvete një risi, pasi përzgjedhja e subjekteve në short u krye nga vetë qytetarët, të cilët kishin mundësi të tërhiqnin

Artikull tjetër kryesor, është: "Durrës-Kukës, Ina Rama i kërkon ndihmë Kushtetueses".

Një tjetër shkrim kryesor është edhe ai, "e ekzagjeruam me taksat për patatet e Kosovës".

E përditshmja "TemA", dukshëm kritike ndaj qeverisë, trajton po ashtu shkrimin mbi Parlamentin. Ajo hapet me titullin: "Ligjvënësit, të parët që thyejnë hapur ligjet".

Lëvizja "Mjaft!" publikoi përfundimet e studimit "Unë Votoj", me të dhëna për sjelljen e deputetëve në seancat e Kuvendit. Sipas kësaj lëvizjeje, mbetet shqetësues fakti që edhe gjatë dy sesioneve të kaluara parlamentare, me gjithë ndryshimet teknologjike të ndërmarra nga administrata e Kuvendit të Shqipërisë, vazhdojnë shkeljet e rregullave te përcaktuara për mënyrën e votimit të deputeteve.

Sipas "Unë votoj", janë 15 deputetë të grupeve të ndryshme parlamentare që kanë shkelur nenin 57, pika 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ku përcaktohet në mënyrë të qartë që "votimi është vetjak" dhe që "e drejta e votës nuk delegohet". Disa prej këtyre deputetëve e kanë përsëritur në mënyrë të vazhdueshme këtë shkelje, pra kanë votuar për kolegun në më shumë së një rast. Si rrjedhojë e kryerjes së kësaj shkeljeje procedurale vihet në pikëpyetje ligjshmëria e 16 nismave ligjore (disa prej deputetëve kanë votuar për kolegun gjatë votimit për prezencën në sallën e parlamentit)", - thuhet në studim.

E përditshmja boton edhe një intervistë të z. Rehn për Die Welt, me titullin: "T'i japim Ballkanit një perspektivë të qartë anëtarësimi". Komisionari për Zgjerimin, Olli Rehn, flet për gazetën gjermane, duke u ndalur fillimisht në faktin se më 1 maj të vitit 2004, tetë shtete të Evropës Lindore, si dhe Malta e Qipro, u anëtarësuan në Bashkimin Evropian.

Ky është raundi më i madh i zgjerimit në historinë e unionit. Sot, pesë vite më vonë, unioni ka ngecur për sa i përket reformave dhe është përpara pikëpyetjes, nëse mund të pranojë zgjerime të tjera.

Të martën Shqipëria paraqiti zyrtarisht kërkesën për anëtarësim. Pikërisht për këtë argument dhe faktet rreth tij, flet Komisionari finlandez për Zgjerimin pranë KE, Olli Rehn.

E përditshmja "Standard", gazetë që promovon qeverinë, ka në qendër të faqes së parë një intervistë me Komandantin e Flotës Detare Kristaq Gerveni, që "rrëzon alibinë për faljen e detit".

Në këtë intervistë, Gerveni shpjegon marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë për ndarjen e kufirit. Ai shprehet se në media janë publikuar fakte të pavërteta, sipas të cilave, Shqipëria i ka falur det Greqisë.

Komandanti i Florës thotë se që nga krijimi i shtetit shqiptar, asnjëherë nuk ka pasur një kufi detar me Greqinë.

Duke qëndruar në këtë pikë, Gerveni ndalet te kufiri me Greqinë, dhe flet për "teknikat që përdorëm për ndarjen e hapësirës ujore". Kurse bën edhe shpjegimin një për një të 150 koordinatave", si dhe pse u vendos të bëhej marrëveshja dhe incidentet që nga vrasja e Fran Ivanajt. Ai tregon edhe se me Italinë do të ketë së shpejti një marrëveshje trepalëshe.

Shkrim tjetër kryesor është në këtë gazetë, "Basha: Aplikimi për BE-në, me konsensusin e vendeve anëtare".

Kurse botohet dhe artikulli: "Hahnen: Shqipëria e suksesshme nën drejtimin e Berishës".

e.l/NOAÂ

KOMENTE