English

Prodhim dhe shitje droge, 100 muaj burg për dy të akuzuar

Tiranë, 30 prill NOA - Gjykata e rrethit të Tiranës dënoi sot me 8 vjet dhe 4 muaj burg dy të pandehur të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Togat e zeza shpallën sot fajtor dhe dënuan me 3 vjet dhe 8 muaj të pandehurin Agron Gurakuqi, ndërsa të pandehurin Hidër Hidri gjykata dha dënimin e saj me 4 vjet e 8 muaj burg.

Dy të pandehurit ranë në pranga më 27 janar të vitit të kaluar.

Sipas hetimeve të prokurorisë, Hidri, vëllai i kryeplakut të fshatit Kuç, Tiranë dyshohet se mbillte lëndën narkotike të llojit hashash, ndërsa Gurakuqi ishte personi që e blinte atë, duke e shitur më pas në kryeqytet personave të tjerë.

Gjatë momentit të arrestimit dy të pandehurve iu sekuestruan shtatë thasë me hashash.

e.l/NOA

KOMENTE