Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shfrytëzoi një person për t'i transportuar drogën në Durrës, arrestohet 21-vjeçari
English

Shfrytëzoi një person për t'i transportuar drogën në Durrës, arrestohet 21-vjeçari

Shkodër 30 prill NOA - Një 21-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Shkodrës pasi në xhaketën e tij u gjet një sasi lënde narkotike.

Burime nga policia thanë se Kushtrim Kraja, u arrestua pasi tentoi të transportonte lëndë narkotike duke shfrytëzuar një tjetër person pa dijeninë e tij.

Sipas policisë 21-vjeçari në lagjen "Kongresi i Përmetit" në Shkodër, tek stacioni i autobusëve të linjës Shkodër- Durrës, i kishte kërkuar një favor një personi, që do udhëtonte me atë linjë autobusi, duke i dhënë një xhakoventë, për t'ia dërguar një shoku në Durrës.

Mësohet se në xhepat e brendshme të xhakoventës, ndodhej një qese plasmasi me material bimore, e dyshuar si lëndë narkotike, i cila rezultoi të kishte peshën 12 gramë. Nga hetimet e kryera, policia zbuloi personi, i cili kishte marrë xhakoventën, për ta dërguar në Durrës, nuk ishte në dijeni të qeses së gjetur në xhakoventë. Pas hetimeve u verifikua se Kushtrim Kraja ishte dhe pronari i lëndës narkotike ndaj dhe policia mori masën e arrestit në ngarkim të tij, për veprën penale të "mbajtjes dhe shitjeve të lëndëve narkotike".

k.k/NOA

KOMENTE