English

PD reagon ndaj deklaratës së PS: Prilli, muaji i krizës për Edi Ramën

Tiranë, 1 maj NOA - Partia Demokratike (PD), reaoi sot ndaj Besnik Bares së PS dhe deklaratave të tij (shkrimin e gjeni te rubrika Politikë), duke konsideruar se "Prilli është muaji i krizës për Edi Ramën".

"Sot Edi Rama në vendosmërinë e tij për të nxirë çdo sukses në historinë e këtij vendi, me shpifje dhe trillime u deklaroi shqiptarëve se pavarësisht se Shqipëria është bërë anëtare e NATO-s; pavarësisht se u pranua me konsensus kandidimi i saj për t'u bërë vend anëtar në BE, pavarësisht se sipas dokumenteve zyrtare janë mbi 80 mijë qytetarë shqiptarë të punësuar në këto 3 vitet e fundit, se 200 mijë shqiptarë kanë dalë nga varfëria, për PS ky Prill apo viti 2009 qenka më i keq sesa muajt e tyre në pushtet", deklaroi Erla Mëhilli, zëdhënëse e PD.

Ajo shtoi se "për shqiptarët ky është Prilli më i bardhë në historinë e tyre kurse për Edi Ramën që çdo sukses të kundërshtarit të tij dhe vendit të tij e konsideron disfatë të madhe personale, ky është Prilli i krizës më të thellë".

Kurse konsideroi se "Edi Rama, nga kjo krizë do të mund të shërohet vetëm me daljen përfundimtare nga politika më 28 Qershor".

e.l/NOA

KOMENTE