English

Aksidenton për vdekje motoçiklistin, vihet në pranga drejtuesi i automjetit

Durrës, 2 maj, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 40-vjeçarin Dashamir Lamaj, banues në Sukth, pasi në aksin rrugor Manëz-Sukth në afërsi të "Mbikalimit Hekurudhor" ka aksidentuar për vdekje një qytetar.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, Dashamir Lamaj ishte duke drejtuar automjetin tip Benz veture DR 99 21 C kur ka aksidentuar me vdekje 42-vjeçarin Sajmir Bajlozi, banues në fshatin Radar të Sukthit, i cili në ato momente po udhëtonte me një motoçikletë "Papaq" pa targë.

Materialet për veprën penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal, do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit.

KOMENTE