Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ankesat e infermierëve: Nuk përfaqësohemi siç duhet në nivelet drejtuese të shëndetësisë
English

Ankesat e infermierëve: Nuk përfaqësohemi siç duhet në nivelet drejtuese të shëndetësisë

Tiranë, 2 maj, NOA - Në kuadrin e Muajit të Infermierit (12 prill-12 maj), gjatë takimeve që janë realizuar deri tani në rang rrethesh, infermierët kanë ngritur zërin për të paraqitur gjithë shqetësimet me të cilat ata paraqiten në punën e tyre të përditshme.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA nga Urdhëri i Infermierit, ata ngrejnë shqetësimin e tyre për mospërfaqësim të tyre në instancat e larta të shërbimit shëndetësor, atje ku në fakt merren dhe vendimet e rëndësishme për mbarëvajtjen e tij, pjesë e të cilit aja janë në mënyrë të padiskutueshme.

"Infermierët si sistem, nuk janë të përfaqësuar ashtu siç e meritojnë në nivele institucionale dhe të drejtimit spitalor, por as edhe në institucionet qendrore ku harrohen politikat shëndetësore dhe merren vendimmarrje të rëndësishme lidhur me të", thuhet në deklaratën për shtyp të këtij organizmi.

Aty pohohet se infermierët nuk përfaqësohen madje as atje ku diskutohet për të ardhmen e profesionit të tyre, apo për rritjen e cilësisë në shërbimin spitalor, në një kohë kur dihet se infermierët janë të parët me të cilët përballen gjithë qytetarët, që nga momenti kur lindin e deri në fund të jetës, kur shtyhen prej tyre në karroca.

Nga ana tjetër, Urdhëri i Infermierit vë në dijeni se diskutimet e tavolinave të rrumbullakëta kanë nxjerrë edhe problematikën e nivelit profesional të infermierëve.

Ekzistojnë disa çështje të formimit të tyre profesional, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me mangësi në arsimimin praktik të profesionit të tyre.

Nga ana tjetër, vihet në dukje edhe mungesa e veshjeve standarde për të gjithë infermierët, e cila ka të bëjë me paraqitjen e tyre si pjesë e etikës profesionale së tyre.

Kjo në fakt është një detyrë institucionale për t'u përmbushurr nga ana e spitaleve dhe është një dukuri e cila vihet re në të gjitha qytetet.

Urdhëri i Infermierit vë në dukje se duhet një veshje standarde dhe jo të lihet në varësinë personale të zgjedhjes së secilit prej tyre.

Ndër të tjera, ky organizëm vë në dijeni se javën që vjen do të kryhen konferenca rajonale në Korçë, Berat, Gjirokastër, Kukës, Lezhë, Fier dhe Dibër, për t'u konkluduar në datën 12 maj me konferencën e madhe Kombëtare të Infermierisë.

n.e/NOA

KOMENTE