Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çelja ndryshe e një sezoni turistik
English

Çelja ndryshe e një sezoni turistik

Nga Sali Berisha*

Kryeministër

Së pari, ju përshëndes shumë përzemërsisht në këtë ditë, në të cilën, së bashku, çelim sezonin turistik të Sarandës dhe mbarë Shqipërisë. Sezon, në të cilin Saranda, bregu, Vlora, Durrësi, Velipoja,

Shëngjini, Ksamili, i tërë bregdeti shqiptar përgatitet të presë miliona qytetarë dhe qytetare nga vende të ndryshme nga mbarë bota, t'u ofrojë atyre mikpritjen e shkëlqyer shqiptare, t'u ofrojë atyre pasuritë e mëdha kulturore, shpirtërore, fetare dhe të gjithanshme të Shqipërisë dhe shqiptarëve, t'u ofrojë ujërat më të kthjellëta më të pastra, t'u ofrojë shërbimet më të mira. Pra, në këtë sezon, qytetarët e Sarandës dhe mbarë Shqipërisë lartësohen e ngrihen në një stacion të ri, zgjerojnë shumë më tepër njohjen e tyre në mbarë botën. Â

Ne çelim sot sezonin, në të cilin qindra e mijëra djem e vajza do të punësohen në sektorin e shërbimeve turistike. Ne çelin sezonin, në të cilin qindra e qindra milion euro do të shpenzohen nga turistët në Sarandë dhe mbarë Shqipërinë. Shqipëria ka potenciale të mëdha zhvillimore, por potencialin e të gjitha potencialeve Shqipëria e ka në turizmin e saj, e ka në Sarandë, në bregdet, Vlorë, Durrës, Velipojë, Shëngjin dhe në të gjitha zonat e tjera për të zhvilluar. Â

Kryetari i bashkisë deklaroi se verën e kaluar, keni pritur 300 mijë turistë. Në vitin 2004, në Shqipëri kanë hyrë gjithsej gjatë 12 muajve 300 mijë vizitorë, kundrejt 2.7 milion që kanë hyrë vitin e kaluar. Pra, vetëm Saranda, në verën e kaluar, ia dalë të ketë turistë aq sa Shqipëria kishte gjatë gjithë vitit 2004.

Kjo është një meritë e madh e juaja, e mikpritjes, bujarisë dhe fisnikërisë suaj. Ju ia keni dalë të ftoni, të tërhiqni e të prisni gjithnjë e më shumë turistë në qytetin tuaj të bukur. Nga ana tjetër, qeveria ime nuk ka lënë përpjekje dhe nuk do të lërë përpjekje pa bërë për një Sarandë të bukur, të pastër, të shërbimeve më të kultivuara, për një Sarandë të pushimeve më të këndshme. Â

Gjatë këtyre viteve, ne kemi investuar rreth 4 herë më shumë, se para kësaj qeverie. Janë ndërtuar rrugë dytësore rreth 25 kilometra, po punohet me intensitet në ujësjellës, kanalizime, ndërtimin e portit, landfill-it dhe të gjithë infrastrukturës së një qyteti të mrekullueshëm europian. Këtë qershor në përfundojmë rrugën e bregut, në të cilën turistët nga Llogoraja do të zbresin me lehtësi në Sarandë për të kaluar ditën, për të vizituar Butrintit. Â Gjithashtu, po ecën me shpejtësi rruga Kardhiq-Delvinë. Ju jap fjalën se shumë shpejt do të fillojë boshti i jugut që do ta sjellë Sarandën në një distancë shumë më të shkurtër me Tiranën. Saranda. Ksamili kanë të Â gjitha mundësitë të bëhen një nga qendrat më të fuqishme e të mëdha të turizmit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan e më gjerë. Â

Ne çelim këtë sezon, kur Saranda ka ndryshuar thellësisht, kur Saranda pret turistët si një qytet i një vendi anëtar të NATO-s, si qytet i një vendi që ka kandiduar për anëtar të BE-së, kur Saranda i pret turistët, pasi qytetarët e saj e të mbarë Shqipërisë kanë shndërruat në realitet ëndrrën e madhe të integrimit në NATO dhe po ecin të sigurt drejt shndërrimit në realitet të ëndrrës së madhe për integrimin në BE.

Në këto 4 vite, ne ia dolëm t'i japim Sarandës një fytyrë të bukur që ajo meriton, t'i japim Shqipërisë një fytyrë të bukur që ajo meriton, të lartësojmë emrin e Shqipërisë më shumë se kurrë në historinë e saj. Ne ia dolëm gjithashtu që, duke vendosur qytetarin në epiqendër, të punojmë për të më shumë se asnjëherë. Vendi është shndërruar në një kantier të vërtetë. Rrugë që ndërtohen në të katër anët e vendit janë së pari, rrugë për ju, për të lehtësuar mundimet tuaja, për të shkurtuar kohën që shpenzoni, për të ulur shpenzimet që bëni. Â

Katër vjet më parë, ne u angazhuam se do të lëmë mbrapa ndërprerjet e energjisë elektrike, ndërsa vijmë sot këtu, pasi kemi mbajtur fjalën tonë. Unë sërish ju them se nuk do të ketë kurrë ndërprerje, përderisa të ketë në tregun ballkanik energji në shitje.Â

Katër vjet më parë, ne ju premtuam pensionistëve në mbarë fshatrat e Shqipërisë se do të dyfishojmë pensionet. Tani, ata që do të marrin pensionet në fshatin shqiptar do të marrin dy herë më shumë, sesa merrnin 4 vjet më parë. Kjo do të thotë se edhe 170 mijë qytetarë të vendit që jetonin nën 2 dollarë në ditë, pra, në varfëri, të dalin nga varfëria dhe u jap fjalën se qeveria ime do t'i barazojë pensionet e tyre me pensionet e qytetit. Â

Ne premtuam se në 4 vite në qytet nuk do të ketë pensione nën 100 dollarë dhe kam kënaqësi të pohoj këtu se me rritjen e pensioneve në maj, nuk ka pensione nën 124 dollarë në qytetet e Shqipërisë. Â Â

Premtuam rritjen e pagave. I kemi dyfishuar për mësuesit dhe në pagën e majit, mësuesit e të gjithë vendit do të marrin dy herë më shumë, sesa merrnin më pagën e majit në vitin 2005. Po kështu infermierët dhe mjekët. Unë nuk them se i kemi zgjidhur të gjitha problemet, por në paga e pensione kemi tejkaluar 30 për qind vendet që kanë qenë shumë më të zhvilluara se ne, si Rumania, Bullgaria e vende të tjera. Ju jap fjalën se rritja e pagave dhe pensioneve tuaja është e do mbetet qëllim madhor i politikës sime. Â

Sikurse ju jap fjalën se arsimi e shëndetësia do të jenë dy përparësitë e tjera të mëdha. Qeveria është e përgatitur për një reformë të thellë në sistemin shëndetësor që do t'ju garantojë juve shërbimet më të mirë. Unë e kuptoj se nuk ka asnjë shërbim më të rëndësishëm, sesa shërbimi shëndetësor, por edhe kërkoj mirëkuptimin tuaj se reformat nuk mund të bëhen me infermierë që merrnin 150 mijë lekë (të vjetra) dhe që bënin punën më të vështirë në vend, se duhet të ndryshojmë gjendjen e tyre pastaj të nisnim reformën e madhe të këtij sistemi. Sot, ata marrin mbi dyfish, mjekët paguhen mbi dyfish. Reforma jonë duhet t'ju sigurojë shërbimet më të mira, më cilësore, të mbulojë sektori privat në mënyrë që ju të përzgjidhni aty, ku mendoni se shërbimet janë më të mira.

Ne po shkojmë drejt një mandati të dytë, duke i kërkuar votën çdo shqiptari që ndjen se në këto 4 vjet jeta e tij personale, e familjes së tij, lagjes, qytetit, komunitetit të tij ka ndryshuar për mirë, e vendit të tij ka ndryshuar për mirë. Duke ju garantuar se në 4 vitet që vijnë, do të realizojmë së bashku ndryshime shumë më të mëdha dhe do të ndërtojmë në këtë mënyrë, një Sarandë dhe Shqipëri tjetër që e meritojmë. Lufta kundër varfërisë është një objektiv madhor. Ne kemi nxjerrë, në tre vjet, 200 mijë shqiptarë nga varfëria. Në maj, nxjerrim edhe 180 mijë të tjerë. Por sërish ka varfëri, por e pamëshirshme do të jetë lufta jonë kundër saj në të gjitha mënyrat. Edhe rritjen e pensioneve dhe pagave e bëjmë për të luftuat varfërinë, edhe koncesionet i bëjmë për të luftuar varfërinë, për të punësuar qytetarët. Edhe shkollat i shtrijmë për të luftuar varfërinë, sepse të shkolluarit kanë shanse shumë më të mëdha punësimi. Në qoftë se në këto vite, kaluam 3-4 vende të BE-së, absolutisht, në 4 vitet që vijnë do të barazohemi me vende të tjera, të cilat vetëm 10 vjet më parë ishim shumë herë më të zhvilluara sesa ne. Â

Edhe një herë gëzuar këtë ditë, ditë të bardhë e të gëzueshme për të gjithë qytetarët e Sarandës dhe Shqipërisë, në të cilën çelet sezoni i mikpritjes shqiptare, e punësimit të shqiptarëve, e të ardhurave më të mëdha të tyre, njohje më të madhe të Shqipërisë në botë. Gëzuar!"

(*) Fjala e mbajtur me rastrin e hapjes së sezonit turistik 2009

KOMENTE