Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grup trafikant shqiptaro-bullgar marrin peng një familje shqiptare
English

Grup trafikant shqiptaro-bullgar marrin peng një familje shqiptare

Nga korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA në Greqi

Selanik, 2 maj NOA - Tre persona të një familjeje shqiptare janë mbajtur peng nga një grup trafikantësh shqiptaro-bullgar të cilët në këmbim të një shume tetë mijë eurosh, ofronin lirimin e tyre.

Ngjarja u bë e ditur sot për agjencinë e Lajmeve NOA nga zyra për luftë kundër trafikut njerëzor e policisë së Selanikut.

Ajo konfirmoi arrestimin e tetë personave, tre shqiptarë dhe pesë bullgarë, mes të cilëve dhe të riun nga Shqipëria që u bë objekt i një aksidenti.

Arrestimi i të dyshuarve u bë pranë Stacionit të Trenit në Selanik.

"Bëhet fjalë për një grup kriminal që merrej me trafik klandestinësh", deklaruan zyrtarët e policisë në Selanik.

Ndërkohë, policia lajmëroi dhe gjetjen e gjashtë shtetasve shqiptarë që strehoheshin nga trafikantët, pasi ishin futur prej tyre ilegalisht në Greqi, të cilët do t'i nënshtrohen riatdhesimit. Policia konfirmoi se tre prej tyre mbaheshin peng, në këmbim të shumës së kërkuar.

Denoncimi

Gjithçka erdhi pas denoncimit që një 27-vjeçar shqiptar, klandestin në Greqi bëri pranë policisë së Selanikut.

Ai deponoi se kishte ardhur në mënyrë të paligjshme në Greqi, si klandestin, së bashku me tre pjesëtarë të familjes së tij, gruan, vëllain dhe të shoqen e tij.

Pas mbërritjes, i ishte kërkuar që të paguante katër mijë euro, ose një mijë euro për person, tek sekserët që mundësuan hyrjen ilegale në Greqi.

Por emigranti nuk i kishte të gjitha të hollat, ndaj kishte kërkuar kohë. Sekserët i kishin bërë të qartë se qoftë dhe një ditë vonesë në dhënien e katër mijë eurove, do të çonte në dyfishimin e shumës.

Kur pagesa nuk u bë në kohë, sekserët i kërkuan emigrantit klandestin, të paguajë plot tetë mijë euro, shumë që 27-vjeçari i pohoi se e konsideronte të papranueshme dhe të padrejtë.

"Bashkëshortja e 27-vjeçarit, vëllai i tij dhe e shoqja, mbaheshin peng në një shtëpi në Dhiavata, lokalitet pranë Selanikut, nga trafikantët të cilët kërcënonin të riun se nuk do t'i lëshonin derisa të paguante dyfishin e vlerës së rënë dakord më parë", - konfirmoi të Shtunën policia, duke iu referuar kallëzimit të të riut.

Operacioni

Duke ndjerë rrezikun, 27-vjeçari, emri i të cilit nuk u publikua nga policia për arsye sigurie, vendosi të bashkëpunojë me strukturat antikrim.

Emigranti klandestin pas udhëzimeve të policisë, la takim me trafikantët të cilët i sugjeruan pjesën e pasme të stacionit të trenit të Selanikut (që shihni në foto).

Në vendin e sugjeruar, mbërritën dy shqiptarë kurse një i tretë dhe pesë bullgarë qëndronin në zonën përreth stacionit të trenit, në vëzhgim të situatës.

Pikërisht këtu, u bë dhe prangosja fillimisht e të dyve dhe më tej të gjashtë të tjerëve.

Të arrestuarve, iu sekuestruan si prova, 3 500 euro, pesë autovetura që përdoreshin për trafikun njerëzor, lëvizjet nga Shqipëria në lokalitetet greke të Selanikut, Seres etj. Po ashtu, të dyshuarve iu gjet edhe një apartament në Katerini si dhe një tjetër në Selanik, ku mbaheshin emigrantë të paligjshëm deri në transportimin e tyre në zonat ku ata donin të qëndronin pas hyrjes ilegale në Greqi.

Policia tha se me urdhër të prokurorit, kallëzuesi 27-vjeçar dhe tre familjarët e tij, nuk do të ndiqen penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit por do të riatdhesohen në Shqipëri, në fillim të javës që vjen.

Ndërkohë, u bë i mundur dhe lirimi nga pengmarrja i familjarëve të 27-vjeçarit si dhe tre personave të tjerë që u gjendën po ashtu brenda banesës që përdorej nga trafikantët si hapësirë për izolimin e klandestinëve.

n.s/NOA

KOMENTE