Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni Novigatori vë në pranga dy hajdutët e kasetofonave të makinave
English

Operacioni "Novigatori" vë në pranga dy hajdutët e kasetofonave të makinave

Durrës, 2 maj, NOA - Në kuadër të operacionit të koduar "Novigatori", policia e Durrësit ka mundur të vërë në pranga dy persona, të cilët kishin kohë që dyshoheshin për kryerjen e një sërë vjedhjesh të kasetofonave nëpër makina.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ata janë 17-vjeçari B.S, lindur dhe banues në Tiranë dhe moshatari i tij, K.H lindur në Selanik dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin në qytetin e Durrësit, së bashku ata kanë kryer disa vjedhje në automjete duke u marrë kasetofonat.

Konkretisht, vetëm dy ditë më parë ata kanë vjedhur shtatë kasetofona makinash duke thyer trekëndëshin e automjeteve përkatëse.

Të dhënat tregojnë se rasti i parë është kryer në automjetin tip Volvagen me targë DR 8577D, në pronësi të Shpëtim P., i dyti në automjetin benz me targë DR 6795, pronë e Henea H., i treti në automjetin tip Benz veturë me targë DR 81 19 G, pronë e Besnik B., i katërti automjetit tip Ford Fiestra veturë me targë DR 73 69 C, pronë e Armand L., i pesti automjeti tip Benz Mercedes me targë TR 15 28 M, pronë e Shpëtim L., i gjashti automjeti tip Benz Mercedes me targë DR 4455, pronë e Edmond Sh., ndërsa tek automjeti i shtatë vetëm sa kanë tentuar, pasi nuk arritën ta realizojnë aktin.

Ndërkaq, njihet si një vjedhje e tyre edhe ajo e datës 28.02.2009 kur duke thyer xhamin trekëndor të automjeti tip Skoda me targë Tr5542 P, ata kanë kundur t'i vjedhin kasetofonin.

Bëhet e ditur se të dy autorët e këtyre vjedhjeve u kapën në banesat e tyre në Tiranë dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një automjet tip Reno 5 me targë TR 54 04 G të cilën autorët e përdornin për vjedhje, e cila u braktis së bashku me sendet e vjedhura në kohën që ata ndiqeshin nga policia në bazë të këtij operacioni në lagjen nr.6 të Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE