Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Ruçi: Nuk kemi hartim elektoral, por program konkret qeverisës
English

PS, Ruçi: Nuk kemi hartim elektoral, por program konkret qeverisës

Fier, 2 maj NOA - Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka prezantuar sot në fshatin Çerem, të Qarkut Fier, pjesë të Programit të ri qeverisës, që kanë të bëjnë me çështjet e arsimit.

Deputeti socialist, u ka bërë të ditur banorëve në këtë zonë, se pas fitores së zgjedhjeve, Partia Socialiste ka programuar transport dhe libra falas për fëmijët në shkolla.

Sipas Ruçit, nxënësit dhe prindërit nuk do të ndihen më të braktisur nga ana e shtetit, sepse krah tyre do të jetë gjithmonë një qeveri e mirëkujdesur për problemet në arsim.

"Ne nuk vijmë me një hartim elektoral para jush, por me një Program qeverisës, ku kemi përcaktuar 7 shtylla kryesore", - tha Ruçi, duke përmenduar më me detaje, katër prej tyre.

"E para bujqësia, e dyta arsimi, e treta shëndetësia dhe e katërta infrastruktura. Bujqësia do të jetë prioritare në qeverisjen tonë të ardhshme, sepse jeton 50 % e popullit shqiptar, jeton në nivelin e minimumit të jetesës dhe kjo 50 %, i jep buxhetit të shtetit 22 % të saj dhe merr nga ky buxhet vetëm 1-2 %".

Duke theksuar se "nuk mjafton vetëm kjo", Ruçi shtoi se me infrastrukturën ligjore që e ka të gatshme PS, që në vitin e parë, do të rregullojë të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore, lidhur me qeramarrjen e tokës, me shitblerjen e tokës dhe me ruajtjen e tokës.

e.l/NOA

KOMENTE