Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Suharekë, katër të arrestuar për grabitjen dy herë të bankës me maska
English

Suharekë, katër të arrestuar për grabitjen dy herë të bankës me maska

Suharekë, 2 Maj NOA - Në nëntor të vitit 2008 dhe në shkurt të këtij viti, dy herë ishte grabitur një bankë private për Biznes në Suharekë.

Në të dy rastet grabitësit kishin hyrë në lokalet e kësaj banke të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kishin grabitur në të dy rastet rreth 36.000 Euro.

Grabitësit gjatë ikjes në rastin e fundit kishin shtëne me armë zjarri në drejtim të sigurimit të bankës i cili ishte në ndjekje të tyre.

Njësiti i Hetimeve rajonale kishte filluar hetimin e të dy rasteve të grabitjes. Hetuesit kishin regjistruar shumë deklarata dhe disa prova të tjera materiale si dhe përshkrimin e personave të dyshimtë dhe automjetit që ishte përdorur në grabitje.

Burime zyrtare nga policia në Suharekë, thanë sot për agjencinë e lajmeve NOA se hetuesit duke analizuar të dhënat dolën në dyshimin se në të dy rastet e grabitjes bëhej fjalë për grabitësit e njëjtë.

"Pas hetimeve disa mujore hetuesit e Prizrenit me rrugë operative kanë siguruar informacione të rëndësishme rreth rastit", - deklaroi për NOA, shërbimi policor.

Njësiti Mbështetës Operativ ka ushtruar një kontroll të befasishëm në katër lokacione të ndryshme me qëllimin e vetëm për gjetjen e dëshmive të tjera materiale dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Pas kontrollit janë shoqëruar dhe arrestuar katër të dyshuar të cilët gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit kanë pranuar se kanë kryer grabitjet e bankës në fjalë.

Ata janë H. K 26 vjeç, F. M Â 24 vjeç dhe R. B. 36 vjeç, që të tre nga fshati Studenqan në Suharekë dhe 45 vjeçari L. K. Nga fshati Medvec në Prizren.

Të arrestuarit, para hetueseve kanë treguar edhe se si kanë planifikuar dhe realizuar grabitjen.

Automjeti që ishte përdorur në rastin e fundit të Grabitjes - një "Volkswagen Jetta", të njëjtën veturë menjëherë pas grabitjes të dyshuarit ia kishin falur një personi dhe të njëjtin e kishin urdhëruar që ti merr motorin dhe pjesën tjetër ta shkatërrojë.

Hetuesit gjatë bastisjes kanë gjetur targat (KS) dhe librezën e automjetit në fjalë.

Hetuesit thanë se janë duke shikuar disa deponime për grumbullimin e metaleve për gjetjen e pjesëve të automjetit të shkatërruar e që sipas grabitëseve e kanë shitur në hekurishte.

a.b/NOA

KOMENTE