Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
G99 ngushëllon familjarët e deputetit të vrarë Fatmir Xhindi
English

G99 ngushëllon familjarët e deputetit të vrarë Fatmir Xhindi

Tiranë 3 maj NOA - G99 i ka shprehur sot ngushëllimet më të thella familjarëve dhe kolegëve të deputetit Fatmir Xhindi i cili u vra mbrëmë pranë banesës së tij në Roskovec.

"Në këto momente të vështira ne jemi pranë dhimbjes për humbjen e një njeriu të dashur, një babai shembullor, një kolegu korrekt e një përfaqësuesi të denjë të popullit. Vlerësojmë pjekurinë dhe maturinë të cilën  Xhindi ka mundur ta tregojë, ndryshe nga shumë të tjerë, përgjatë 3 mandateve të tij në Kuvendin e Shqipërisë" thuhej në mesazhin e ngushëllimit të G99 drejtuar familjarëve të deputetit Xhindi. "G99 kërkon me forcë zbardhjen sa më parë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të tmerrshme, e cila na ka shokuar të gjithëve. Ne kërkojmë që politika të tregojë maturi në këto momente të vështira për të gjithë vendin" thuhej më tej në mesazhin e ngushëllimit të G99.

Ndërkohë që kreu i G99 ka mbërritur sot në Roskovec për ti dhënë lamtumirën e fundit deputetit Fatmir Xhindi. Â k.k/NOA

KOMENTE