English

U vë zjarrin rrobave të bashkëshortes, arrestohet nga policia

Durrës 3 maj NOA - U vë flakën rrobave të bashkëshortes arrestohet nga policia 34-vjeçari.

Ilirjan Basholli banues në lagjen nr. 14 Shkozet të Durrësit është arrestuar ditën e djeshme pasi në oborrin e shtëpisë se tij ka djegur me zjarr të gjitha veshjet e bashkëshortes së tij.

Burime nga policia thanë se në dëshminë e saj bashkëshortja e 34-vjeçarit ka deklaruar se është kanosur në mënyrë sistematike prej tij.

Ndërkohë që në bazë të vlerësimeve të ekspertit vlera e veshjeve të djegura arrin shumën prej 100 mijë lekë të reja.

"Janë kryer veprimet hetimore dhe janë bllokuar në cilësinë e provës materiale mbetje të veshjeve të djegura. Pas denoncimit u bë i mundur dhe arrestimit i 34-vjeçarit. Nga hetimet e para rezultoi se ngjarja ndodhi pas një sherri mes Bashollit dhe bashkëshortes së tij" thanë burimet policore.

Ndaj Ilirjan Bashollit u mor masa e arrestit për veprat e penale të "Shkatërrimit të pronës me zjarr" dhe të "Kanosjes".

k.k/NOA

KOMENTE