Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali, qëllohet me pistoletë një emigrant shqiptar
English

Itali, qëllohet me pistoletë një emigrant shqiptar

Moncalieri 4 maj NOA - Një emigrant shqiptar është qëlluar me pistoletë në Moncaleri në Itali por ka mundur t'i shpëtojë vdekjes.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në Moncalieri, komunë e Piemontes, afër Torino në Itali kur 38- vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ndodhej para hyrjes së një bingoje kur një person ka qëlluar dy herë me pistoletë në drejtim të tij.

Mësohet se emigranti shqiptar është babai i tre fëmijëve dhe jetonte në Moncaleri pa dokumente të rregullta.

Ndërkohë që emigranti u transportua menjëherë në spital dhe pas ndërhyrjes mjekësore ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekësore ai kishte marrë plakë në krah dhe në gjoks por fatmirësisht arriti ti shpëtonte vdekjes.

E njoftuar për ngjarjen policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Sipas medieve italiane të cilat citojnë policinë nuk përjashtohet fakti që 38-vjeçari të kishte një takim me personin, ose personat të cilët më pas e kanë qëlluar me pistoletë. Sipas policisë autori ka zbritur nga një makinë dhe më pas ka qëlluar emigrantin.

Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve ndërsa hetimet po vazhdojnë.

k.k/NOA

KOMENTE