English

PDK çel fushatën në Vlorë. Ndoka: Shëndetësia, suksesi i vetëm i Berishës

Vlorë, 4 maj, NOA - Â Partia Demokristiane ka çelur fushatën në qarkun e Vlorës. Kreu i kësaj partie Nard Ndoka ka qenë në një takim me simpatizantë dhe anëtarë të kësaj partie, i shoqëruar edhe nga 4 deputetë të PDK në Kuvendin aktual.

Të pranishmit u përshëndetën nga deputetët dhe kreu i PDK-së së qarkut Vlorë, Baki Jazaj.

Në fjalën e tij, kreu i PDK-së, Ndoka hodhi akuza kundrejt pozitës dhe opozitës.

Ai deklaroi se kjo qeveri e dështuar vetëm shëndetësinë ka pasur arritje në këto katër vjet. dhe se mazhoranca e Gërdecit nuk mund të jetë një aletrnativë fitoreje, pasi Berisha sipas tij nuk mban afër njerzit që punojnë.

Ndërsa lidhur me opozitën, Ndoka u shpeh se ajo është totalisht e pafuqishme dhe e paorganizuar.

"Në programin tonë elektoral, - tha Ndoka, - janë çështje madhore si ajo e pronave, çështja çame, programe e politika që të ndryshojnë vërtet jetën e shqiptarëve. Poli i Qendrës në koalicionin e deritanishëm me 6 parti të tjera, i cili do të kryesohet nga Aleksandër Meksi, që ka qenë dhe kryeministri që ka drejtuar qeverinë më të rëndësishme të shqiptarëve do të jetë një koalicion fitues në 28 qershor, duke u bërë një aletrnativë për krejt shqiptarët".

n.e/NOA

KOMENTE