English

Qeveria e Kosovës: Hetimet e prokurorisë serbe ndaj Limajt, qesharake

Prishtinë, 4 maj, NOA - Qeveria e Kosovës i ka cilësuar qesharake pohimet sipas të cilave Prokuroria e Serbisë po zhvillon hetime ndaj Fatmir Limajt.

Zëdhënësi i saj, Memli Krasniqi, ka publikuar qëndrimin zyrtar të qeverisë së Kosovës, sipas së cilës kemi të bëjmë me një "farsë tjetër të institucioneve të Serbisë". "Në vend të marrjes me akuza qesharake kundër liderëve kosovarë, ata do të duhej të ndjekin kriminelët që ende shëtisin të lirë në Serbi", ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi.

n.e/NOA

KOMENTE