Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita e Dëshmorëve, drejtuesit e policisë në familjet e të rënëve në detyrë
English

Dita e Dëshmorëve, drejtuesit e policisë në familjet e të rënëve në detyrë

Tiranë, 5 Maj/NOA - Me rastin e 5 Majit, ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve të Atdheut, Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Drejtues i parë Tonin Vocaj si dhe Zv.drejtorët e Policisë së Tiranës, kryen vizita tek familjarët e punonjësve të policisë, të rënë në krye të detyrës.

Në këtë vizitë, drejtuesit e Policisë së Tiranës, shkuan fillimisht në banesën e të ndjerit Allaman Dervishi, i cili u vra në krye të detyrës në vitin 2004.

Ata i rikujtuan me respekt familjarëve, punën dhe sakrificat e ish-kolegëve, dëshmorët e policisë, të cilën dhanë jetën e tyre në krye të detyrës, në luftën me krimin dhe kriminelët.Â

Po ashtu, vizitë u krye edhe në banesën e të ndjerit Azem Meshi, i cili mbeti i vrarë në krye të detyrës më vitin 1999.

Drejtuesit e Policisë, theksuan se "ne do t'ju ndihmojnë në çdo rast pa hezitim, ne do të përpiqemi për të kryer detyrën tonë fisnike, ashtu sikurse do ta kryenin edhe bashkëshortët e baballarët tuaj. Ne kemi përkushtimin tonë njerëzor por njëherësh detyrimin tonë shtetëror, për ju dhe familjet tuaja".

Ata evidentuan edhe se e gjithë shoqëria jonë, ka një detyrë morale dhe ligjore, për t?ju përkrahur në çdo rast nevoje, ndihmese apo shkollore, siç aktualisht shumë nga ju po arsimohen në disa shkolla private dhe jo publike.Â

Kurse theksuan se të gjithë e dimë se çdo të thotë mungesa e prindit, që "në të vërtetë, në ndonjë rast, nuk e vlerësojmë ashtu siç duhet, por kur nuk e kemi, atëherë mendojmë, gjykojmë dhe reflektojmë se sa e domosdoshme është prania e tij, këshilla, qortimi, apo edhe ndëshkimi që marrim prej tij".

Në emër të gjithë punonjësve të policisë së Tiranës, në këtë ditë, ata thanë se përkujtojnë me dhimbje dhe respekt, humbjen e të afërmve dhe ish-kolegëve, duke u angazhuar maksimalisht në "vënien përpara drejtësisë të gjithë autorëve të cilët kanë tentuar apo tentojnë të prekin imazhin dhe punën e punonjësve të policisë në krye të detyrës".

e.l/NOA

KOMENTE