English

Tirana zyrtare raporton në Bruksel, mbi zbatimin e MSA-së

Tiranë, 5 Maj/NOA - Në Bruksel janë zhvilluar këto ditë, dy takimet e para të nënkomitetit BE-Shqipëri, strukturë e re e ngritur me hyrjen në fuqi të MSA-së.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth çështjeve ekonomike dhe financiare (ECOFIN) si dhe të Tregut të Brendshëm, me fokus angazhimet e marra nga qeveria shqiptare në kuadër të zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga MSA si dhe rekomandimeve të Progres Raportit Vjetor të Komisionit për Shqipërinë (2008).

Me hyrjen në fuqi të MSA-se në datën 1 prill 2009, Qeveria shqiptare ka detyrim të drejtpërdrejtë për të raportuar mbi zbatimin e MSA-së, sipas strukturave të përcaktuara dypalëshe Shqipëri-BE.

Dy nënkomitetet e para ishin ai i Çështjeve Ekonomike dhe Financiare, si dhe i Tregut të Brendshëm e konkurrencës.

Në këtë nënkomitete, pala shqiptare kryesohej nga zv/ministri i Integrimit, z.Albert Gajo, ndërsa ajo komunitare nga drejtori i drejtorisë për çështjet ekonomiko-financiare pranë KE-së, Christoph Pavret de la Rocmefordiere.

Përfaqësuesit e palës komunitare deklaruan se ishin pozitivisht të befasuar mbi rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2008, ruajtjen e këtij ritmi zhvillimi, ecurinë në sektorin e privatizimit si dhe përmirësimin e dukshëm të klimës së biznesit, krahasuar kjo dhe me vendet e tjera të rajonit.

Ata mirëpritën treguesit e kësaj rritjeje ekonomike ndaj së cilës kishin treguar skepticizëm, nisur nga kriza e thellë ekonomike që ka mbërthyer Europën dhe më gjerë.

Çështjet konkrete që u trajtuan në këtë takim ishin:

a)Â Â Â Â Â Â Â Â Zhvillimi i përgjithshëm ekonomik dhe perspektiva në Shqipëri, Inflacioni dhe politika monetare

b)Â Â Â Â Â Â Â Â Sektori i jashtëm, Bilanci i llogarive rrjedhëse (bilanci tregtar, remitancat), dhe Llogaria financiare

c)Â Â Â Â Â Â Â Â Zhvillimet fiskale dhe perspektiva në Shqipëri.

d)Â Â Â Â Â Â Â Â Marrëdhëniet me Institucionet Financiare Ndërkombëtare

e)Â Â Â Â Â Â Â Â Zhvillimi dhe reformat në sektorin financiar

f) Ristrukturimi i ndërmarrjeve shtetërore (në veçanti KESH). Planet e privatizimit për vitin 2009, gjendja aktuale e zbatimit, si dhe privatizimi i ndërmarrjeve të mëdha shtetërore (ARMO, AMC, OSSH, ALPBpetrol). Ndërmarrjet e vogla dhe të Mesme (SME-të).

e.l/NOA

KOMENTE