Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ivanoviç: Parashikoj gjakderdhje dhe përleshje të nivelit të madh në Kosovë
English

Ivanoviç: Parashikoj gjakderdhje dhe përleshje të nivelit të madh në Kosovë

Prishtinë, 6 maj, NOA - Sekretari Shtetëror në ministrinë për Kosovën në qeverinë serbe, Oliver Ivanovië ka deklaruar se problemi në lagjen Kroi i Vitakut nuk qëndron te kthimi i shqiptarëve, por te "shkelja e parimeve për kthimin e serbëve".

"Kur bëhet fjalë për kthimin e serbëve, me këtë rast është shkelur e gjithë procedura. Shqiptarët kanë vendosur të kthehen duke mos respektuar asnjë rregull dhe madje kanë marrë edhe mbështetjen e KFOR-it për një gjë të tillë", ka deklaruar Ivanoviç për gazetën "Danas". Ai ka shtuar se kjo do të thotë që "NATO-ja është pozicionuar në njërën anë", gjë e cila sipas tij, ka rrënuar kredibilitetin e saj. Sipas Ivanoviçit, tentimi i qeverisë së Kosovës dhe EULEX-it që gjatë këtij viti Prishtina të vendosë kontroll të plotë mbi veriun e Kosovës, do të shkaktonte gjakderdhje. "Nuk dyshoj se ekzistojnë ide të tilla, mirëpo realizimi i tyre do të paraqiste një skenar të tmerrshëm. Do të shkaktoheshin përleshjet të nivelit të madh", ka thënë Ivanoviç.

n.e/NOA

Â

KOMENTE