Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Leskaj: Sfida e parë e Partisë Socialiste, është çrrënjosja e varfërisë
English

Leskaj: Sfida e parë e Partisë Socialiste, është çrrënjosja e varfërisë

Elbasan, 6 maj NOA - Valentina Leskaj, kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste gjatë një takimi në komunën Labinot Mal të Elbasanit është ndalur në një bashkëbisedim me banorët, ku ka shpjeguar programin e ri për ndryshim të Partisë Socialiste.

"Ky program, - ka thënë Leskaj, - është hartuar bashkë me ju, duke marrë parasysh problemet tuaja specifike, në varësi të mjedisit ku jetoni dhe të telasheve që ju shqetësojnë".

Partia Socialiste ka zhvilluar një periudhe të gjatë konsultimesh me qytetarët, siç pohon, për t'i mundësuar ata të bëhen një faktor direkt ndryshimi e zhvillimi në jetën e tyre.

Në takimin e sotëm, Leskaj theksoi se sfida e parë e Partisë Socialiste është çrrënjosja e varfërisë.

"Ne nuk mund të pranojmë që njerëzit tanë të vuajnë, që Shqipëria të jetë fshati më i varfëri i Evropës. Ne nuk mund të pranojmë që fëmijët tanë të mbeten kufijve.

Ne kemi ndërtuar një program bashkë me ju dhe për ju", - pohoi Leskaj.

Ajo tregoi këtu, se "ne kemi bërë një program dinjitoz për shqiptarët, një program i cili ka përfillur çdo shqiptar për hallet që ka, një program i cili ka marrë mendimet e shqiptarëve se si mund të zgjidhen problemet."

Leskaj gjatë këtij takimi u shpreh se për të gjithë ata që janë në skemën e ndihmës ekonomike, PS do të synojë ti nxjerrë nga skema e lëmoshës duke tentuar përmes trajnimit profesional ti punësojë.

"Është themelore, - tha Leskaj që punësimi është në qendër të programit tonë dhe jo skema që stimulojnë lëmoshën dhe nuk i nxjerrin kurrë këto familje nga mjerimi dhe lëmosha e shtetit".

a.k/NOA

KOMENTE