Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Me 100 vota pro, Kosova zgjidhet anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar
English

Me 100 vota pro, Kosova zgjidhet anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Uashington, 6 maj, NOA - Procesi i votimit për ta pranuar Kosovën si anëtare me të drejta të plota në organizimin prestigjioz financiar të Fondit Monetar Ndërkombëtar ka rezultuar i suksesshëm. Me 100 vota pro, ajo konsiderohet tashmë si anëtarja më e re e organizatës së njohur botërore për financat.

Nga 185 vende anëtare, afro 100 vende kanë votuar për pranimin e Kosovës, rezultat ky i cili do t'i paraqitet sot Bordit të Drejtorëve Ekzekutivë të FMN-së, ndërsa zyrtarisht do të bëhet i ditur të premten.

Në një konferencë për media, Ministri i Ekonomisë Ahmet Shala dje bëri të ditur se anëtarësimi i Kosovës nuk do të ketë drejtpërdrejt pagesë të menjëhershme prej 65 milionë eurosh në FMN duke theksuar se Kosova mund të tërheqë kredi të buta nga FMN-ja.

Shala vlerësoi se anëtarësimi i Kosovës në FMN është parakusht për anëtarësim në çdo institucion tjetër financiar ndërkombëtar. Sipas tij anëtarësimi në fond hap dyert për anëtarësim edhe në Bankën Botërore.

n.e/NOA

KOMENTE