Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi me Ministrin e Mbrojtjes së Hungarisë: Zgjedhjet, sa shumë të rëndësishme
English

Topi me Ministrin e Mbrojtjes së Hungarisë: Zgjedhjet, sa shumë të rëndësishme

Tiranë, 6 maj NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në mjediset e Pallatit të Brigadave, Ministrin e Mbrojtjes së Hungarisë, Imre Szekeres dhe delegacionin që e shoqëronte në kuadër të vizitës së tij në vendin tonë.

"Në këtë momente", - tha Presidenti Topi, - "si vend anëtar i Aleancës më të madhe të paqes dhe të sigurisë në botë, ne jemi të gatshëm dhe të ndërgjegjshëm për nevojën e rritjes së standardeve të bashkëpunimit me vendet partnere të NATO-s, në përmbushje të misioneve të rëndësishme të saj".

Topi bëri një panoramë të zhvillimeve të brendshme, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në fazën parapërgatitore të procesit elektoral për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, "të cilat", - vuri në dukje Presidenti, - "janë një tjetër sfidë madhore dhe përballimi i saj me sukses është një hap i sigurt dhe tepër i rëndësishëm përpara në rrugën tonë për integrimin në Bashkimin Evropian, duke përmbushur kështu dhe prioritetin tonë të dytë madhor".

Në vijim të bisedës, kryetari i shtetit vuri në dukje vijimësinë e reformave për transformimin dhe modernizimin e Forcave tona të Armatosura, po ashtu për përgatitjen e kuadrove të kualifikuar dhe profesionistë.

"Tashmë që Shqipëria u bë edhe de jure anëtare e Aleancës, kjo na imponon të vazhdojmë të shprehim gatishmërinë tonë gjatë misionit tonë të përbashkët për paqe dhe siguri, si dhe besnikërinë e profesionalizmin që na karakterizon si aleatë", - tha Presidenti.

Nga ana e tij, Ministri i Mbrojtjes së Hungarisë, Imre Szekeres tha se "ne e shikojmë Shqipërinë si faktor qëndrueshmërie në rajon dhe e vlerësojmë shumë politikën e saj të kujdesshme e të moderuar në Ballkan".

e.l/NOA

KOMENTE